Histori nga Shkrimet e Shenjta
Jezu Krishti do të Vijë Përsëri – Vegimi i Gjonit për shpresë te Jezu Krishti


Zbulesa

Jezu Krishti do të Vijë Përsëri

Vegimi i Gjonit për shpresë te Jezu Krishti

Gjoni duke qëndruar pranë Jezu Krishtit.

Apostulli Gjon pati një vegim të veçantë. Ai pa Jezu Krishtin, i cili i tregoi Gjonit shumë gjëra rreth së shkuarës dhe së ardhmes. Ai i tha Gjonit të shkruante gjërat që pa. Jezusi e dinte se shenjtorët po përpiqeshin të bënin më të mirën për ta ndjekur Atë. Jezusi donte që ata të kishin shpresë se Ai është më i fuqishëm sesa ligësia në botë.

Zbulesa 1:1–2, 9–11, 13–15, 19; 2–3

Ati Qiellor me dorën e Tij mbi supin e Jezu Krishtit.

Në vegimin e tij, Gjoni pa një libër që askush nuk mund ta hapte. Atëherë Gjoni pa një qengj që përfaqësonte Jezu Krishtin; Ai mund ta hapte librin. Gjoni mësoi që, përpara se të krijohej bota, Ati Qiellor zgjodhi Jezu Krishtin që të ishte Shpëtimtari ynë. Kjo ishte pjesa më e rëndësishme e planit të Perëndisë dhe vetëm Jezusi mund ta bënte atë.

Zbulesa 5

Satani dhe një grup fëmijësh shpirtërorë duke u larguar nga qielli.

Gjoni gjithashtu pa një dragua që përfaqësonte Satanin. Satanit nuk i pëlqeu plani i Perëndisë. Ai nisi një luftë në qiell. Shumica e fëmijëve shpirtërorë të Atit Qiellor patën besim te Jezu Krishti dhe zgjodhën ta ndiqnin Atë. Por disa prej tyre zgjodhën të ndiqnin Satanin. Për shkak të zgjedhjes së tyre, atyre iu desh ta linin qiellin.

Zbulesa 12:3–11

Figura të bashkuara, të cilat ilustrojnë ushtarë që marshojnë, njerëz nevojtarë dhe zi buke.

Gjoni pa se Satani dhe pasuesit e tij vazhduan të luftonin kundër Jezusit dhe pasuesve të Tij në tokë. Ata u përpoqën t’i mashtronin njerëzit që të mos e besonin ungjillin e Shpëtimtarit. Pati shumë luftë, shkatërrim e sëmundje.

Zbulesa 6; 8–9; 12:17; 13:11–18; 17–18

Engjëlli Moroni duke e udhërrëfyer Jozef Smithin drejt fletëve të arta.

Por Ati Qiellor dërgoi engjëj nga qielli me ungjillin e Jezu Krishtit, që ungjilli të mund të shpërndahej te çdo njeri në tokë.

Zbulesa 14:6–7

Familje duke marrë sakramentin.

Disa njerëz do të besonin te Jezusi dhe do t’i mbanin urdhërimet e Tij, sikurse bënë në qiell. Dëshmia e tyre për Jezusin do t’i ndihmonte që ta fitonin luftën kundër Satanit.

Zbulesa 21; 19:8–10

Jezusi duke zbritur nga qielli, me engjëj mbrapa Tij.

Gjoni pa se Jezu Krishti do të vijë në tokë përsëri. Ai do të jetë Mbreti i tërë botës. Satani nuk do të ketë më fuqi. Për shkak të Jezusit nuk do të ketë më trishtim ose dhembje. Të gjithë njerëzit që besojnë te Jezusi dhe i mbajnë besëlidhjet me Të, do të jetojnë me Të dhe Atin Qiellor përgjithmonë.

Zbulesa 19:11–16; 20:1–2; 21:1–7