Marku 10:13–16
Jezusi Bekon Fëmijët e Vegjël
“Sepse e tyre është mbretëria e Perëndisë”
Ndërkohë që Jezusi jepte mësim, disa njerëz sollën fëmijët e tyre të vegjël tek Ai. Ata donin që Jezusi t’i bekonte fëmijët e tyre. Dishepujt e Tij u përpoqën t’i ndalonin ata.
Mateu 19:13; Marku 10:13
Jezusi u tha dishepujve të Tij që t’i lejonin fëmijët të vinin tek Ai. Ai tha se fëmijët e vegjël i përkasin mbretërisë së Perëndisë. Ai shpjegoi se, në qoftë se dikush dëshiron të jetojë me Perëndinë përsëri, ai ose ajo ka nevojë të bëhet si një fëmijë i vogël.
Mateu 19:14; Marku 10:14–15
Më pas, Jezusi i mori fëmijët e vegjël në krahët e Tij dhe i bekoi ata.
Mateu 19:15; Marku 10:16