Histori nga Shkrimet e Shenjta
Të Gjithë do të Ngjallen në Krisht – Pali jep mësim për ringjalljen


1 Korintasve 15

Të Gjithë do të Ngjallen në Krisht

Pali jep mësim për ringjalljen

Pali duke u shkruar një letër anëtarëve të Kishës në Korint. Ata janë të mbledhur përqark një gruaje që ka ndërruar jetë.

Disa anëtarë të Kishës, në një qytet të quajtur Korint, kishin pyetje rreth asaj që ndodh kur ne vdesim. Ata nuk ishin të sigurt se Jezusi ishte ringjallur vërtet. Disa njerëz thanë se nuk kishte ringjallje. Pali dëgjoi për këtë dhe u shkroi një letër shenjtorëve në Korint.

1 Korintasve 15:12–14

Jezusi i ringjallur duke folur me Apostujt e Tij.

Pali shkroi se Ringjallja e Jezu Krishtit ishte një pjesë e rëndësishme e ungjillit të Tij. “Krishti vdiq për mëkatet tona”, – tha Pali, dhe “u ringjall të tretën ditë.” Më shumë se 500 njerëz e kishin parë Atë pas Ringjalljes së Tij, përfshirë Palin dhe Apostujt e tjerë.

1 Korintasve 15:1–8

Pali duke shkruar një letër; Adami dhe Eva duke u larguar nga Kopshti i Edenit; dhe Jezusi duke qëndruar pranë varrit.

Pali dha mësim që, nëse Krishti nuk do të ishte ringjallur, ne të gjithë do të ishim të trishtuar dhe pa shpresë. Për shkak të Rënies së Adamit, ne të gjithë do të vdesim, por për shkak të Jezu Krishtit, ne të gjithë do të ringjallemi gjithashtu!

1 Korintasve 15:17–22

Një e re duke u pagëzuar.

Pali u kujtoi shenjtorëve në Korint që njerëzit po pagëzoheshin për të vdekurit. Pse do të na nevojitej ta bënim atë gjë, në qoftë se njerëzit të cilët kishin vdekur, kurrë nuk do të ngriheshin përsëri? Ne pagëzohemi për të vdekurit sepse e dimë që çdo njeri do të jetojë përsëri. Kjo u jep mundësinë për të marrë bekimet e Zotit.

1 Korintasve 15:29

Një grua në gjunjë përpara Jezusit.

Disa shenjtorë në Korint pyetnin veten se si do të jenë trupat tanë kur të ringjallemi. Pali tha se trupat tanë do të jenë të lavdishëm. Ata nuk do të jenë të dobët ose nuk do të sëmuren apo plaken. Disa njerëz do të kenë trupa çelestialë, të shkëlqyeshëm si dielli. Të tjerë do të jenë të shkëlqyeshëm si hëna dhe të tjerë do të jenë të shkëlqyeshëm si yjet.

1 Korintasve 15:35, 40–43; Doktrina e Besëlidhje 76:96–98; 88:20–23