Histori nga Shkrimet e Shenjta
Jezusi Shëron një Burrë që Nuk Mund të Ecte – Shërimi fizik dhe shpirtëror


Marku 2:1–12

Jezusi Shëron një Burrë që Nuk Mund të Ecte

Shërimi fizik dhe shpirtëror

Jezusi duke dhënë mësim në një shtëpi plot me njerëz.

Shumë njerëz donin ta dëgjonin Jezusin kur jepte mësim. Një ditë Ai po jepte mësim në një shtëpi plot me njerëz.

Marku 2:1–2

Njerëzit duke mbartur një burrë që të shërohej nga Jezusi.

Katër njerëz erdhën te shtëpia me një shok që nuk mund të ecte. Atyre iu desh ta bartnin në një vig. Ata donin ta sillnin shokun e tyre te Jezusi, por shtëpia ishte e mbushur me kaq shumë njerëz sa nuk mund të hynin brenda.

Marku 2:3–4

Njerëz duke e ulur burrin [me vig] brenda shtëpisë.

Prandaj ata e bartën shokun e tyre deri te çatia e shtëpisë. Ata hoqën një pjesë të çatisë dhe e zbritën shokun e tyre në vigun e tij brenda në shtëpi, në mes të turmës, përpara Jezusit.

Marku 2:4

Jezusi duke e falur burrin.

Kur Jezusi pa besimin e tyre, Ai i tha burrit që nuk mund të ecte: “O bir, mëkatet e tua të janë falur!”

Marku 2:5

Disa nga udhëheqësit e judenjve ishin të zemëruar.

Disa udhëheqës të judenjve kur e dëgjuan këtë gjë, u zemëruan. Ata mendonin se vetëm Perëndia mund të falte mëkatet.

Marku 2:6–7

Burri shërohet dhe ngrihet në këmbë.

Jezusi e dinte se çfarë po mendonin ata. Për t’i ndihmuar të kuptonin se Ai vërtet kishte fuqi për të falur mëkate, Ai bëri një mrekulli. Ai i tha burrit i cili nuk mund të ecte: “Çohu, merre vigun tënd dhe shko në shtëpinë tënde”. Burri u çua dhe eci. Kushdo u mahnit dhe i dha falënderime Perëndisë.

Marku 2:8–12