Histori nga Shkrimet e Shenjta
Një e Ve dhe Dy Monedha të Vogla – Jezusi jep mësim rreth sakrificës


Marku 12:41–44

Një e Ve dhe Dy Monedha të Vogla

Jezusi jep mësim rreth sakrificës

Jezusi vëzhgon njerëz që dhurojnë para në tempull.

Jezusi shkoi në tempull, në Jerusalem. Ndërsa ishte atje, Ai vështroi teksa njerëzit jepnin para për punën e tempullit. Shumë pasanikë dhanë shumë para.

Marku 12:41

Monedhat e vogla të një gruaje të varfër.

Pastaj një e ve e varfër dha dy monedha të vogla. Nuk ishin shumë, por ishin të gjitha paratë që kishte.

Marku 12:42, 44

Gruaja dhuron dy monedha.

Jezusi e vështroi të venë dhe u kërkoi dishepujve të Tij të vinin e të shihnin se çfarë kishte bërë ajo.

Marku 12:43

Jezusi jep mësim rreth sakrificës së gruas.

Jezusi tha se gruaja kishte dhënë më shumë se çdo njeri tjetër. Njerëzit e pasur kishin dhënë shumë para, por ishte vetëm një pjesë e vogël e asaj që kishin. E veja kishte vetëm pak para, por ajo dha gjithçka që kishte.

Marku 12:43–44