1 Korintasve 6:16–20
Pali e Krahason Trupin Tonë me Tempullin
Dhuratë e shenjtë nga Perëndia
Korinti ishte një qytet i madh pranë detit. Qyteti kishte shumë njerëz që nuk e adhuronin Perëndinë. Pali u dha mësim njerëzve në Korint për Jezusin. Shumë njerëz besuan dhe u pagëzuan.
Veprat e Apostujve 18:8–11
Pasi Pali u largua, ai dëgjoi se anëtarët e Kishës po hasnin disa probleme. Shumë njerëz në Korint nuk po i ndiqnin urdhërimet e Perëndisë rreth mënyrës se si ta trajtonin ose përdornin trupin e tyre.
1 Korintasve 6:13–18
Pali u shkroi atyre një letër. Ai tha se trupi ynë është si tempulli i Perëndisë. Ne e trajtojmë tempullin me respekt, sepse ai është shtëpia e Perëndisë. Ne gjithashtu duhet ta trajtojmë trupin me respekt, sepse ai është një dhuratë nga Perëndia.
1 Korintasve 6:19–20
Ati Qiellor dëshiron që ne të zgjedhim të bëjmë gjëra të mira me trupin tonë. Kur e bëjmë këtë gjë, ne mund të kemi Frymën e Shenjtë me ne.
1 Korintasve 6:19
Pali tha se Jezu Krishti e pagoi çmimin për ne nëpërmjet vuajtjes së Tij. Ne e tregojmë dashurinë tonë për Jezusin duke bërë zgjedhje të mira për trupin dhe duke i zbatuar urdhërimet e Tij. Ne i tregojmë Perëndisë se jemi mirënjohës për dhuratën e mrekullueshme të trupit duke e trajtuar atë si tempull.
1 Korintasve 6:20