Histori nga Shkrimet e Shenjta
Parathënia: Rreth Dhiatës së Re – Historia e Jezu Krishtit dhe pasuesve të Tij


Parathënia

Rreth Dhiatës së Re

Historia e Jezu Krishtit dhe pasuesve të Tij

Një profet i lashtë duke shkruar në një pergamenë.

Bibla ka dy pjesë: Dhiatën e Vjetër dhe Dhiatën e Re. Dhiata e Vjetër ka shkrime nga profetë që jetuan shumë kohë më parë. Disa prej këtyre profetëve shkruan se Perëndia premtoi të dërgonte një Shpëtimtar. Ai do të ishte Biri i Perëndisë dhe do të na shpëtonte nga mëkati e vdekja, kështu që ne të mund të jetojmë me Perëndinë përsëri.

Isaia 53:3–5; Jakobi [LiM] 7:11; Moisiu 4

Maria duke mbajtur foshnjën Jezus.

Dhiata e Re tregon për mënyrën se si u përmbush ky premtim. Tregon për lindjen e Jezu Krishtit, Birit të Perëndisë.

Lluka 2:4–7

Jezusi duke i dhënë mësim një grupi njerëzish.

Dhiata e Re gjithashtu tregon rreth jetës së Jezusit. Ai jetoi mes judenjve dhe na mësoi se si të jetojmë me qëllim që të mund të kthehemi tek Ati Qiellor një ditë.

Mateu 5:1–2

Jezusi duke u kujdesur për një fëmijë.

Jezusi i bekoi njerëzit dhe u shërbeu atyre. Ai bëri shumë mrekulli, si shërimin e njerëzve që ishin të sëmurë dhe kthimin përsëri në jetë të njerëzve që kishin vdekur.

Mateu 4:23

Jezusi duke shuguruar njërin nga Apostujt e Tij.

Jezusi zgjodhi dymbëdhjetë prej pasuesve të Tij që të ishin Apostuj. Ai u dha autoritet për ta udhëhequr Kishën e Tij.

Lluka 9:1–2

Jezusi që del nga varri.

Ngaqë Ai na do, Jezusi mori mbi veten e Tij të gjithë dhembjen, trishtimin dhe mëkatin tonë. Ai vdiq për ne. Pastaj, tri ditë më vonë, Ai e mposhti vdekjen dhe u ringjall! Jezu Krishti jeton dhe për shkak të Tij, ne mund të pendohemi për mëkatet tona dhe të jetojmë përsëri pasi të vdesim.

Alma 7:11–13

Dy fëmijë bashkëkohorë duke lexuar Dhiatën e Re.

Njerëz të cilët e njihnin dhe e donin Jezusin, shkruan për të gjitha këto gjëra. Apostujt e Tij shkruan letra për t’i ndihmuar anëtarët e Kishës që ta ngrinin besimin e tyre tek Jezu Krishti. Gjërat që ata i shkruan, janë ruajtur për shumë, shumë vjet. Tani ju mund t’i lexoni ato në Dhiatën e Re dhe të mësoni se si ta ndiqni Jezu Krishtin.

Lluka 1:1–4