Lluka 4:16–31
Jezusi Dëshmon për Misionin e Tij
I refuzuar në Nazaret
Jezusi shkoi në Nazaret, ku jetonin familja dhe miqtë e Tij. Ishte vendi ku Ai u rrit. Në ditën e Shabatit Ai shkoi në sinagogë, ku njerëzit shkonin të studionin shkrimet e shenjta dhe të adhuronin Perëndinë.
Lluka 4:16–17
Në sinagogë, Jezusi u ngrit në këmbë dhe lexoi një shkrim të shenjtë nga profeti Isaia. Shkrimi i shenjtë thoshte se një ditë do të vinte një Shpëtimtar. Ai do t’ua predikonte ungjillin të varfërve dhe do të shëronte zemrat e thyera. Ai do të ndihmonte të verbrit dhe ata që ishin të lënduar.
Isaia 61:1–2; Lluka 4:17–19
Jezusi përfundoi leximin dhe u ul. Çdokush po shikonte tek Ai. Ai u tha atyre se pikërisht në atë ditë shkrimi i shenjtë që Ai lexoi, ishte bërë realitet. Ai ishte Shpëtimtari.
Lluka 4:21
Njerëzit e Nazaretit ishin shumë të habitur nga ajo që tha Jezusi. Si mund të ishte Jezusi Shpëtimtari? Ata menduan se Ai ishte thjesht biri i Maries dhe Jozefit, jo Biri i Perëndisë. Atyre, Ai iu dukej si një person i zakonshëm.
Lluka 4:22
Jezusi e dinte se njerëzit donin që Ai të bënte një mrekulli për të vërtetuar se Ai ishte Shpëtimtari. Ai dha mësim se mrekullitë ishin për njerëzit të cilët besonin dhe nganjëherë Perëndia bënte mrekulli për ata që nuk ishin të Izraelit, sepse ata kishin më shumë besim. Disa nga njerëzit në sinagogë ishin të zemëruar me Jezusin.
Lluka 4:23–28
Ata e nxorën me forcë nga qyteti dhe e ngjitën në majë të një mali. Ata donin ta hidhnin poshtë nga mali.
Lluka 4:28–29
Por Jezusi u largua prej njerëzve të zemëruar.
Lluka 4:30
Ngaqë Atë nuk e donin në Nazaret, Jezusi shkoi në një qytet tjetër për të dhënë mësim.
Lluka 4:31–32