Mateu 20:1–16
Shëmbëlltyra e Punëtorëve në Vresht
Një mesazh shprese
Jezusi u tregoi dishepujve të Tij një shëmbëlltyrë ose histori për t’i ndihmuar ata që të kuptonin se me çfarë ngjan mbretëria e qiejve. Në shëmbëlltyrë, një burrë kishte nevojë për njerëz që të punonin në vreshtin e tij. Prandaj, herët një mëngjes, ai gjeti disa punëtorë të cilët ranë dakord të punonin tërë ditën për një denar. Ata filluan të punonin.
Mateu 20:1–2
Tri orë më vonë burri pajtoi më shumë punëtorë. Ai u kërkoi të punonin në vreshtin e tij për pjesën e mbetur të ditës. Ai premtoi se do t’i paguante aq sa ishte e drejtë.
Mateu 20:3–4
Tri orë pas kësaj, burri gjeti edhe më shumë njerëz që kishin nevojë për punë. Ai u kërkoi edhe atyre që të punonin në vreshtin e tij.
Mateu 20:5
Në fund, afër mbarimit të ditës, burri pa njerëz që nuk kishin asgjë për të bërë. Ata thanë se askush nuk u kishte dhënë ndonjë punë gjatë gjithë ditës. Burri tha se ata mund të punonin në orën e fundit të ditës në vreshtin e tij.
Mateu 20:6–7
Në fund të ditës së punës burri i pagoi punëtorët. Ai u dha një denar njerëzve që kishin punuar për një orë. Ai gjithashtu i dha një denar secilit prej punëtorëve të tjerë. Njerëzit që kishin punuar tërë ditën, u zemëruan. Ata mendonin se duhej të merrnin më shumë para se kushdo tjetër.
Mateu 20:8–12
Burri u kujtoi atyre punëtorëve se kishin rënë dakord të punonin gjithë ditën për një denar. Ai tha se nuk duhej të ishin të zemëruar që ai zgjodhi të ishte i mirë me të tjerët që punuan në vreshtin e tij.
Mateu 20:13–16