Lluka 10:25–37
Shëmbëlltyra e Samaritanit të Mirë
T’i duam të afërmit tanë ashtu siç duam veten
Një doktor i ligjit e pyeti Jezusin se si të merrte jetë të përjetshme. Jezusi e pyeti se çfarë ishte shkruar në shkrimet e shenjta. Doktori i ligjit u përgjigj se shkrimet e shenjta thonë se duhet të duam Perëndinë dhe të duam të afërmin tonë. Jezusi tha se ai u përgjigj drejt. Pastaj doktori i ligjit pyeti: “Po kush është i afërmi im?” Jezusi u përgjigj duke treguar një shëmbëlltyrë ose tregim.
Lluka 10:25–29
Në shëmbëlltyrë, një burrë i cili ishte një jude, po udhëtonte në rrugën nga Jerusalemi për në Jeriko. Papritur erdhën disa kusarë. Ia vodhën rrobat, e lënduan keq dhe e lanë atje.
Lluka 10:30
Shpejt, një prift kaloi në atë rrugë. Prifti ishte një person që punonte në tempull. Ai e pa burrin në rrugë, por vazhdoi tutje në anën tjetër.
Lluka 10:31
Pastaj erdhi një burrë tjetër i cili gjithashtu punonte në tempull dhe që ishte levit. E pa burrin që ishte i plagosur, por edhe ai vazhdoi tutje në anën tjetër të rrugës.
Lluka 10:32
Më pas, kaloi pranë një samaritan. Ai pa se burri në rrugë ishte plagosur shumë rëndë. Samaritanët dhe judenjtë zakonisht nuk shkonin mirë me njëri‑tjetrin. Por ky samaritan sidoqoftë donte ta ndihmonte burrin.
Lluka 10:33
Samaritani u kujdes për burrin duke vënë vaj dhe verë mbi plagët e burrit. Ai e vendosi burrin mbi gomarin e vet.
Lluka 10:34
Më pas, samaritani e çoi burrin në një han ku ai mund të pushonte dhe të bëhej më mirë. Përpara se samaritani të largohej të nesërmen, ai i dha hanxhiut para dhe tha: “Kujdesu për të”. Samaritani tha se ai do të kthehej pas pak ditësh me më shumë para.
Lluka 10:34–35
Në fund të tregimit, Jezusi i bën doktorit të ligjit një pyetje. Cili ishte i afërmi i burrit të lënduar? Prifti, leviti apo samaritani? Doktori i ligjit tha se ishte ai që kishte treguar dashuri ndaj burrit – samaritani. Jezusi i tha doktorit të ligjit që të shkonte dhe të ishte si samaritani.
Lluka 10:36–37