Mateu 16–17
Jezusi u Jep Apostujve të Tij Çelësat e Priftërisë
“Mbi këtë shkëmb unë do të ndërtoj kishën time”
Një ditë, Jezusi i pyeti dishepujt e Tij se kush mendonin njerëzit se ishte Ai. Dishepujt e Tij u përgjigjën që disa njerëz thoshin se Ai ishte Gjon Pagëzori. Të tjerë mendonin se Ai ishte një profet nga Dhiata e Vjetër, i cili ishte kthyer.
Mateu 16:13–14
Atëherë Jezusi i pyeti dishepujt e Tij që kush mendonin ata se ishte Ai. Pjetri tha: “Ti je Krishti, Biri i Perëndisë të gjallë”.
Mateu 16:15–16
Jezusi u lumturua kur dëgjoi Pjetrin të thoshte këtë gjë. Ai i tha Pjetrit që nuk e mësoi nga njerëz të tjerë se cili ishte Jezusi. Ati Qiellor ia kishte zbuluar atë gjë atij.
Mateu 16:17
Jezusi i tha Pjetrit: “Mbi këtë shkëmb unë do të ndërtoj kishën time”. Më pas, Ai premtoi t’i jepte Pjetrit çelësat e priftërisë, ose autoritetin nga Perëndia, kështu që ai dhe Apostujt e tjerë mund ta udhëhiqnin Kishën e Tij në tokë.
Mateu 16:18–19
Pak ditë më vonë, Jezusi i çoi Pjetrin, Jakobin dhe Gjonin te një mal i lartë për t’u lutur.
Mateu 17:1; Lluka 9:28
Ndërkohë që Jezusi po lutej, fytyra e Tij shkëlqeu si dielli. Edhe veshja e Tij dukej e shndritshme.
Mateu 17:2; Lluka 9:29
Dy profetë nga Dhiata e Vjetër, Moisiu dhe Elia, u shfaqën. Ata folën me Jezusin rreth vdekjes dhe Ringjalljes së Tij, që do të ndodhnin së shpejti në Jerusalem. Pjetri i tha Jezusit: “Zot, është mirë që ne jemi këtu”.
Mateu 17:3–4; Lluka 9:30–33
Ndërkohë që Pjetri po fliste, një re e shndritshme i rrethoi. Ata dëgjuan zërin e Perëndisë duke thënë: “Ky është Biri im i dashur, në të jam kënaqur: dëgjojeni!” Pjetri, Jakobi dhe Gjoni patën frikë dhe ranë përtokë.
Mateu 17:5–6
Jezusi i preku Apostujt e Tij dhe tha: “Çohuni dhe mos kini frikë!” Ata vështruan lart. Moisiu dhe Elia ishin larguar. Në këtë mal, Pjetri, Jakobi dhe Gjoni morën çelësat e priftërisë që Jezusi ua kishte premtuar.
Mateu 17:7–9; shih edhe te Doktrina e Besëlidhje 27:12–13