Histori nga Shkrimet e Shenjta
Të Jetuarit me Anë të Besimit te Jezu Krishti – Ai është “kreu dhe plotësonjësi i besimit tonë”


Hebrenjve 11–12

Të Jetuarit me Anë të Besimit te Jezu Krishti

Ai është “kreu dhe plotësonjësi i besimit tonë”

Një burrë dhe një vajzë vëzhgojnë njerëz duke thyer enët e tyre prej balte.

Nuk ishte gjithnjë e lehtë të ishe një pasues i Jezu Krishtit në ditët e hershme të Kishës. Njerëzit nganjëherë i urrenin anëtarët e Kishës ose talleshin me ta për shkak të bindjeve të tyre fetare. Pali dëshironte t’i ndihmonte që ta ruanin besimin e tyre te Jezu Krishti.

Hebrenjve 10:32–39

Burrë dhe vajzë duke u lutur, me Palin në plan të parë.

Pali u shkroi një letër shenjtorëve hebrenj, ose judeas. Ai dha mësim se besim do të thotë që të besojmë dhe shpresojmë për diçka, edhe kur nuk mund ta shohim atë. Për shembull, të kemi besim te Jezu Krishti do të thotë të mirëbesojmë tek Ai dhe premtimet e Tij, edhe nëse nuk i kemi marrë ende bekimet për të cilat shpresojmë.

Hebrenjve 11:1, 6

Vajzë duke buzëqeshur ndërkohë që burri lexon tregime rreth njerëzve që kishin besim.

Për t’i ndihmuar shenjtorët hebrenj që të përballeshin me sfidat e tyre me besimin, Pali u kujtoi tregime rreth njerëzve në shkrimet e shenjta që patën besim të madh.

Hebrenjve 11:4–40

Noeu duke parë udhëzimet për ndërtimin e arkës.

Për shembull, Pali u tregoi për Noeun. Perëndia i tha Noeut që të ndërtonte një arkë për të shpëtuar familjen e tij nga një përmbytje. Noeu pati besim për t’u bindur, edhe përpara se ta shihte shiun.

Hebrenjve 11:7

Abrahami dhe Sara duke u larguar nga shtëpia e tyre.

Pali tregoi për Abrahamin dhe Sarën, të cilët kishin besim ta linin shtëpinë e tyre ngaqë Perëndia premtoi t’i çonte në një vend më të mirë. Ata gjithashtu kishin besim te premtimi i Perëndisë se do të kishin një familje shumë të madhe, edhe pse ishin të moshuar dhe nuk kishin ende fëmijë.

Hebrenjve 11:8–16

Nëna dhe motra e Moisiut duke e fshehur Moisiun në një shportë.

Pali gjithashtu tregoi për nënën e Moisiut, Jokebedën. Ajo pati besim ta fshihte Moisiun, kur ishte foshnjë, për ta ruajtur nga një mbret i lig.

Hebrenjve 11:23

Moisiu duke vëzhguar një egjiptian që po keqtrajtonte një izraelit.

Moisiu u rrit në Egjipt. Ai mund të kishte qenë i pasur dhe në rehati. Por ai hoqi dorë nga gjithçka ngaqë kishte besim te Perëndia dhe bekimet e Tij.

Hebrenjve 11:24–27

Moisiu duke hapur Detin e Kuq.

Për shkak të besimit të tij, Moisiu e udhëhoqi popullin e Perëndisë që të dilte nga robëria. Ata madje ecën mespërmes Detit të Kuq në tokë të thatë.

Hebrenjve 11:29

Rahabi me fëmijët e saj.

Pali gjithashtu tregoi për Rahabin. Ajo kishte besim për t’i ndihmuar njerëzit e Perëndisë, megjithëse askush tjetër në qytetin e saj nuk besonte te Zoti. Besimi i saj e shpëtoi familjen e saj.

Hebrenjve 11:30–31

Burri dhe vajza shohin një enë që e kanë riparuar.

Pali tha se këta shembuj të shumtë besimi mund të na ndihmojnë që edhe ne të kemi besim te Jezu Krishti, madje kur jeta është e vështirë. Ne mund të pendohemi për mëkatet tona dhe të shohim te Jezusi, “kreu dhe plotësonjësi i besimit tonë”. Ai ishte gati të vdiste për ne, sepse Ai e dinte se Shlyerja e Tij do të sillte gëzim të madh dhe shërim.

Hebrenjve 12:1–2