Histori nga Shkrimet e Shenjta
Jezusi Ushqen Mijëra Njerëz – Ai është Buka e Jetës


Mateu 14:13–21; Gjoni 6

Jezusi Ushqen Mijëra Njerëz

Ai është Buka e Jetës

Jezusi duke kaluar kohë i vetëm.

Jezusi mësoi se Gjon Pagëzorin e kishin vrarë. Ai shkoi në një vend mjaft larg nga qytezat që të mund të kalonte ca kohë i vetëm.

Mateu 14:13

Jezusi duke i folur një grupi njerëzish.

Kur njerëzit dëgjuan se ku kishte shkuar Jezusi, ata e ndoqën Atë. Jezusi i pa dhe Ai ndjeu dashuri për ta. Ai e kaloi gjithë ditën duke i bekuar dhe duke i shëruar ata.

Mateu 14:13–14

Jezusi u kërkon Apostujve t’u japin njerëzve diçka për të ngrënë.

Afër fundit të ditës, njerëzit po i merrte uria. Apostujt menduan se Jezusi duhej t’i kthente njerëzit përsëri në qyteza për të gjetur ushqim. Por Jezusi donte që ata të rrinin. Ai u kërkoi Apostujve t’u jepnin njerëzve diçka për të ngrënë.

Mateu 14:15–16

Andrea gjen një djalë, i cili ka një sasi të vogël ushqimi.

Apostulli Andrea gjeti një djalë, i cili kishte pesë bukë dhe dy peshq të vegjël për t’ua dhënë njerëzve. Por kishte 5000 burra, plus gratë dhe fëmijët, të cilët kishin nevojë të hanin. Si mund të ushqenin kaq shumë njerëz me kaq pak ushqim?

Mateu 14:17, 21; Gjoni 6:8–10

Jezusi lutet dhe e bekon ushqimin.

Jezusi u kërkoi Apostujve ta sillnin ushqimin tek Ai. Ai u tha njerëzve të uleshin në bar. Pastaj Jezusi bëri një lutje për të falënderuar Atin Qiellor për bukën e peshqit dhe për t’i bekuar ato. Më pas, Ai i ndau bukën dhe peshqit në copa.

Mateu 14:18–19; Gjoni 6:10–11

Apostujt ia japin ushqimin njerëzve.

Jezusi u kërkoi Apostujve të Tij që t’ua jepnin bukën dhe peshqit njerëzve. Çdo njeri hëngri dhe çdo njeri u ngop. Pasi kishin ngrënë, tepruan ende 12 kosha plot me ushqim.

Mateu 14:20; Gjoni 6:11–13

Njerëzit kthehen, duke kërkuar më shumë ushqim.

Të nesërmen, njerëzit erdhën përsëri dhe e gjetën Jezusin sërish. Por Jezusi e dinte se shumë prej tyre po e ndiqnin Atë vetëm ngaqë Ai u kishte dhënë ushqim. Jezusi u kujtoi se ushqimi zgjat vetëm për një kohë të shkurtër. Ai kishte diçka më të mirë për t’ua dhënë.

Gjoni 6:14, 24–27

Jezusi jep mësim se Ai është Buka e Jetës.

Jezusi tha: “Unë jam buka e jetës”. Buka na jep jetë në tokë. Por Jezu Krishti mund të na japë jetë të përjetshme me Atin Qiellor.

Gjoni 6:35–58

Njerëzit zemërohen nga ajo që po u jep mësim Jezusi.

Shumë njerëzve nuk u pëlqente ajo që Jezusi po përpiqej të jepte mësim. Ata u larguan dhe vendosën të mos e ndiqnin më Jezusin.

Gjoni 6:60, 66

Pjetri i thotë Jezusit se Apostujt nuk do të largoheshin prej Tij.

Shpëtimtari u tha Apostujve të Tij: “A doni edhe ju të largoheni?” Pjetri u përgjigj: “Zot, te kush të shkojmë? Ti ke fjalë jete të përjetshme”. Apostujt nuk u larguan. Ata e dinin se Jezu Krishti ishte Shpëtimtari dhe Biri i Perëndisë.

Gjoni 6:67–69