Histori nga Shkrimet e Shenjta
Stefani Dëshmon për Jezu Krishtin – Një shërbëtor trim jep jetën për dëshminë e tij


Veprat e Apostujve 6–7

Stefani Dëshmon për Jezu Krishtin

Një shërbëtor trim jep jetën për dëshminë e tij

Dy Apostuj me anëtarë të Kishës së Jezusit.

Kisha po rritej me shpejtësi. Po bëhej më e vështirë për Apostujt të kujdeseshin për të gjithë anëtarët.

Veprat e Apostujve 6:1–2

Një Apostull i jep Stefanit një bekim priftërie.

Apostujt vendosën të thërrisnin shtatë burra që mund të ndihmonin. Ata u kërkuan anëtarëve të kërkonin burra që ishin të mençur dhe të mbushur me Frymën e Shenjtë.

Veprat e Apostujve 6:3

Stefani duke shëruar një burrë.

Njëri nga njerëzit që ata zgjodhën, ishte Stefani. Apostujt i dhanë atij një bekim. Stefani kishte shumë besim dhe bëri mrekulli të mëdha mes njerëzve.

Veprat e Apostujve 6:5–8

Stefani duke biseduar me priftin e lartë dhe udhëheqës të tjerë.

Stefani dha mësim rreth Jezu Krishtit me urtësi dhe me Shpirtin. Mirëpo udhëheqësve të sinagogës nuk u pëlqenin gjërat që ai po jepte mësim. Ata thanë se ai po fliste kundër Moisiut dhe kundër Perëndisë. Ata e çuan Stefanin para priftit të lartë dhe udhëheqësve të tjerë.

Veprat e Apostujve 6:9–15; 7:1

Stefani duke u mësuar udhëheqësve për Jezusin.

Fytyra e Stefanit dukej si fytyra e një engjëlli. Ai u kujtoi udhëheqësve se Perëndia dërgoi Moisiun për të shpëtuar izraelitët, por ata nuk e ndiqnin gjithmonë Moisiun. Stefani tha që Moisiu ishte si Jezu Krishti. Perëndia e dërgoi Jezusin për të shpëtuar popullin e Tij, por udhëheqësit nuk e ndoqën Atë. Udhëheqësit u zemëruan me Stefanin.

Veprat e Apostujve 7:20–43, 51–54

Stefani sheh në një vegim Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin.

I mbushur me Frymën e Shenjtë, Stefani vështroi nga qielli. Ai pa Jezu Krishtin duke qëndruar në krah të Atit Qiellor.

Veprat e Apostujve 7:55–56

Udhëheqësit e kapin Stefanin.

Kur Stefani u tregoi udhëheqësve atë që ai pa, ata u nxehën akoma më shumë. Ata bërtitnin nga zemërimi dhe e kapën Stefanin. Pastaj e nxorën zvarrë jashtë qytetit.

Veprat e Apostujve 7:57

Sauli duke parë vdekjen e Stefanit.

Ata shtruan tunikat e tyre te këmbët e një burri që quhej Saul. Pastaj e gjuajtën me gurë Stefanin derisa e vranë. Sauli e miratoi atë që ata po bënin. Stefani u lut. Ai i kërkoi Zotit t’i falte njerëzit që po i bënin keq. Ai i kërkoi Zotit gjithashtu ta merrte shpirtin e tij në parajsë.

Veprat e Apostujve 7:59–60; 8:1