Histori nga Shkrimet e Shenjta
I Gjithë Armatimi i Perëndisë – Qëndrimi të mbrojtur shpirtërisht


Efesianëve 6:11–17

I Gjithë Armatimi i Perëndisë

Qëndrimi të mbrojtur shpirtërisht

Pali duke u shkruar një letër shenjtorëve në Efes rreth betejës shpirtërore kundër të ligut.

Pali u dha mësim shenjtorëve në Efes se ne të gjithë jemi të përfshirë në një betejë shpirtërore kundër të ligut. Ashtu sikurse ushtarët, të cilët veshin armatim për të mbrojtur trupin, ne mund të veshim armatimin shpirtëror të Perëndisë për të mbrojtur shpirtin.

Efesianëve 6:11–13

Një vajzë duke vënë një brez armatimi.

Pali e krahasoi armatimin e një ushtari me gjërat që na mbrojnë shpirtërisht. Për shembull, ai tha se e vërteta është si një brez ose rrip përreth mesit.

Efesianëve 6:14

Një djalë duke vënë një parzmore.

Më pas, Pali tha se drejtësia është si një parzmore që mbron zemrën tonë.

Efesianëve 6:14

Armatimi për këpucët dhe këmbët.

Ungjilli i Jezu Krishtit i paqes është si këpucët që i veshim për të na mbrojtur këmbët.

Efesianëve 6:15

Një vajzë që mban një mburojë.

Besimi ynë te Jezu Krishti është si një mburojë që na mbron nga Satani, njësoj siç i mbron mburoja ushtarët prej shigjetave të armiqve të tyre.

Efesianëve 6:16

Një djalë që ka veshur një helmetë armatimi.

Pali tha se shpëtimi është si një helmetë që na mbron kokën dhe mendjen.

Efesianëve 6:17

Dy shpata.

Së fundi, Pali tha se Shpirti dhe fjala e Perëndisë janë si një shpatë.

Efesianëve 6:17

Një vajzë dhe një djalë janë të mbrojtur tërësisht nga armatimi i Perëndisë.

Kur veshim çdo pjesë të armatimit të Perëndisë, ne mund të qëndrojmë me guxim kundrejt gënjeshtrave dhe tundimeve të djallit. Perëndia na e dha këtë armatim që të na ndihmojë t’i mbajmë shpirtrat tanë të mbrojtur e të fortë.

Efesianëve 6:11–13