Histori nga Shkrimet e Shenjta
Njerëzit Duan të Ndëshkojnë një Grua që Mëkatoi – “Shko dhe mos mëkato më”


Gjoni 8:1–11

Njerëzit Duan të Ndëshkojnë një Grua që Mëkatoi

“Shko dhe mos mëkato më”

Jezusi duke dhënë mësim në tempull.

Një mëngjes herët, Jezu Krishti shkoi në tempull në Jerusalem. Shumë njerëz u grumbulluan përreth Tij që ta dëgjonin Atë të jepte mësim.

Gjoni 8:1–2

Udhëheqësit judeas sjellin një grua te Jezusi.

Ndërkohë që Jezusi jepte mësim, disa udhëheqës judeas sollën një grua te Jezusi. Atë e kishin zënë duke shkelur njërin prej urdhërimeve të Perëndisë. Sipas ligjit, gruaja duhej të ndëshkohej me vdekje nëpërmjet njerëzve që e goditnin me gurë.

Gjoni 8:3–5

Njerëzit e pyetin Jezusin se si duhej të dënohej gruaja.

Njerëzit e pyetën Jezusin se çfarë duhej t’i ndodhte asaj. Ata po përpiqeshin ta zinin me dredhi Jezusin. Ata e dinin se Ai nuk do të donte që gruas t’i bëhej keq. Por nëse Jezusi thoshte që gruaja nuk duhej të ndëshkohej, atëherë ata mund të thoshin se Ai nuk po i bindej ligjit.

Gjoni 8:6

Jezusi shkruan në dhe.

Por Jezusi nuk iu përgjigj atyre. Ai u përkul përtokë dhe shkroi në dhe. Njerëzit e pyetën përsëri Atë se çfarë duhej të bënin.

Gjoni 8:6–7

Jezusi u përgjigjet udhëheqësve.

Në fund, Jezusi u ngrit në këmbë dhe vështroi përreth drejt njerëzve. Ai tha se, në qoftë se ndonjëri prej tyre nuk kishte mëkatuar kurrë, ai mund t’i hidhte i pari një gur asaj.

Gjoni 8:7

Jezusi vazhdon të shkruajë në dhe.

Më pas, Jezusi u përkul përsëri dhe vazhdoi të shkruante në dhe. Të gjithë njerëzit e dinin se edhe ata kishin mëkate. Një nga një ata u larguan.

Gjoni 8:8–9

Jezusi i thotë gruas se është falur.

Jezusi vështroi përreth dhe pa vetëm gruan duke qëndruar atje. Ai e pyeti se ku shkuan të gjithë njerëzit që donin ta ndëshkonin. Ajo i tha Atij se ata të gjithë ishin larguar. Jezusi i tha gruas: “Shko dhe mos mëkato më”. Që nga ajo kohë gruaja besoi te Jezusi.

Gjoni 8:9–11.