Histori nga Shkrimet e Shenjta
Marta dhe Maria – Zgjedhja e asaj që është më e rëndësishmja


Lluka 10:38–42

Marta dhe Maria

Zgjedhja e asaj që është më e rëndësishmja

Marta duke mirëpritur Jezusin dhe dishepujt e Tij.

Marta jetonte në një fshat të quajtur Betani. Kur Jezusi dhe dishepujt e Tij shkuan në Betani, Marta i mirëpriti në shtëpinë e vet.

Lluka 10:38

Marta duke u shërbyer mysafirëve të saj.

Ndërkohë që Jezusi jepte mësim, Marta ishte shumë e zënë me punë duke u shërbyer miqve të saj. Motra e saj, Maria, u ul pranë Jezusit dhe dëgjonte fjalët e Tij.

Lluka 10:39–40

Marta duke i folur Jezusit.

Marta nuk ishte e lumtur që ajo po e bënte tërë punën e vetme. Ajo mendonte se Maria duhej të ndihmonte në vend që të dëgjonte Jezusin. Marta i kërkoi Jezusit që t’i thoshte Marisë që ta ndihmonte.

Lluka 10:40

Jezusi duke iu përgjigjur Martës.

Jezusi mund ta shihte se sa shumë po punonte Marta. Ai i tha asaj se Ai e vuri re që ajo shqetësohej për shumë gjëra.

Lluka 10:41

Jezusi duke u dhënë mësim Martës dhe Marisë.

Jezusi shpjegoi se disa gjëra janë më të rëndësishme se gjëra të tjera. Maria, tha Ai, kishte bërë një zgjedhje të mirë për të dëgjuar fjalët e Tij. Gjërat që po mësonte nga Jezusi, nuk do të hiqeshin kurrë prej saj.

Lluka 10:42