Histori nga Shkrimet e Shenjta
Tabitha, një Grua me “Shumë Vepra të Mira” – U kthye në jetë me anë të fuqisë së Jezu Krishtit


Veprat e Apostujve 9:36–42

Tabitha, një Grua me “Shumë Vepra të Mira”

U kthye në jetë me anë të fuqisë së Jezu Krishtit

Tabitha duke thurur veshje.

Tabitha ishte një dishepulle besnike e Jezu Krishtit. Ajo jetonte në një qytet buzë detit, që quhej Jopa. Asaj i pëlqente shumë të shërbente dhe të ndihmonte njerëzit që ishin të varfër.

Veprat e Apostujve 9:36

Tabitha u jep veshje njerëzve nevojtarë.

Tabitha bënte veshje dhe ua jepte grave nevojtare. Ato e donin Tabithën.

Veprat e Apostujve 9:39

Tabitha sëmuret.

Një ditë, Tabitha u sëmur rëndë. Ajo ishte aq e sëmurë sa vdiq.

Veprat e Apostujve 9:37

Dy burra nxitojnë të bisedojnë me Pjetrin.

Anëtarët e tjerë të Kishës në Jopa u trishtuan shumë. Ata e dinin se Pjetri, njëri nga Apostujt e Jezusit, ndodhej në një qytet aty pranë. Ata dërguan dy burra për t’i kërkuar Pjetrit të nxitonte dhe të vinte tek ata.

Veprat e Apostujve 9:38

Njerëzit e çojnë Pjetrin tek Tabitha.

Pjetri shkoi atje ku ishte trupi i Tabithës. Disa nga gratë që kishte ndihmuar Tabitha, ndodheshin atje. Ato i treguan Pjetrit veshjet që ajo i kishte bërë për to.

Veprat e Apostujve 9:39

Pjetri gjunjëzohet dhe lutet pranë Tabithës.

Pjetri u kërkoi tërë njerëzve të dilnin nga dhoma. Ai u gjunjëzua dhe u lut.

Veprat e Apostujve 9:40

Tabitha rikthehet në jetë.

Pasi u lut, Pjetri tha: “Tabitha, çohu!” Ajo hapi sytë dhe u ngrit. Pjetri e ndihmoi Tabithën të ngrihej në këmbë. Ajo ishte përsëri e gjallë! Pjetri i thirri miqtë e saj të vinin e ta shihnin. Ata u mahnitën! Ajo e dinte se ishte kthyer në jetë me anë të fuqisë së Jezu Krishtit. Shumë më tepër njerëz besuan tek Ai.

Veprat e Apostujve 9:40–42