Mateu 10; Lluka 5:1–11; 6:12–16
Jezusi Zgjedh Apostujt e Tij
Një ftesë për të qenë “peshkatarë njerëzish”
Një ditë njerëzit erdhën tek deti i Galilesë për ta dëgjuar Jezusin të jepte mësim. Jezusi u dha mësim nga një barkë ndërkohë që ata dëgjonin në bregdet. Barka i përkiste një peshkatari të quajtur Simon.
Lluka 5:1–3
Kur Jezusi mbaroi së dhëni mësim, Ai i kërkoi Pjetrit që ta çonte barkën në pjesën e thellë të detit. Ai i tha Simonit të hidhte rrjetën e vet në ujë që të zinte ca peshq. Simoni tha se ai kishte qenë duke peshkuar gjithë natën dhe nuk kishte kapur asnjë peshk. Por ngaqë Jezusi ia kërkoi atij, ai do ta provonte përsëri.
Lluka 5:4–5
Simoni zuri kaq shumë peshq saqë rrjeta iu shqye. Ai i thirri miqtë e tij nga një barkë tjetër që ta ndihmonin. Shpejt barkat u mbushën kaq shumë me peshq, saqë filluan të fundoseshin. Simoni dhe miqtë e tij u mahnitën.
Lluka 5:6–7, 9
Simoni u gjunjëzua përpara Jezusit. Ai tha: “Zot, … jam njeri mëkatar”. Ai e dinte se Jezusi qe dërguar nga Perëndia. Jezusi i tha atij të mos kishte frikë.
Lluka 5:8
Jezusi i ftoi Simonin, vëllanë e tij Andrean dhe miqtë e tij, Jakobin dhe Gjonin, për ta ndjekur Atë. Në vend që të zinin peshq, ata do t’i ndihmonin njerëzit të vinin te Jezusi.
Marku 1:16–17; Lluka 5:10–11
Simoni, Jakobi dhe Gjoni i lanë barkat e tyre të peshkimit dhe u bënë Apostujt e Jezusit. Më vonë Jezusi i dha Simonit emrin Pjetër. Një Apostull është një dëshmitar i veçantë i Jezu Krishtit. Jezusi thirri 12 burra që të ishin Apostujt e Tij. Ai u lut të dinte se cilët duhej të thërriste. Ai u dha Apostujve të Tij autoritetin e priftërisë për të udhëhequr Kishën e Tij.
Mateu 10; Lluka 6:12–16; 9:1–2
Ngaqë Apostujt kishin fuqinë e Perëndisë, ata gjithashtu mund të shëronin njerëz që ishin të sëmurë, të sillnin njerëz përsëri në jetë pasi kishin vdekur dhe të bënin mrekulli të tjera.
Mateu 10:8
Jezusi i dërgoi Apostujt e Tij në shumë qytete për t’ua mësuar njerëzve ungjillin e Tij. Ai tha se Shpirti i Shenjtë do t’i ndihmonte që të dinin se çfarë të thoshin. Jezusi tha se disa njerëz nuk do t’i pëlqenin mësimet që jepnin ata, por, ndërkohë që shërbenin besnikërisht, Perëndia do të ishte me ta.
Mateu 10:5–7, 19–22