Histori nga Shkrimet e Shenjta
Fëmijët e Dritës – Besimi te Jezu Krishti ndërkohë që presim që Ai të vijë përsëri


1 dhe 2 Thesalonikasve

Fëmijët e Dritës

Besimi te Jezu Krishti ndërkohë që presim që Ai të vijë përsëri

Pali duke u shkruar një letër njerëzve në Thesaloniki.

Shenjtorët në kohën e Palit ishin të gëzuar për ditën kur Jezu Krishti do të vinte në tokë përsëri. Në një vend të quajtur Thesaloniki, jeta po bëhej e vështirë për shenjtorët. Ata pyetnin veten a nënkuptonte kjo vallë që Jezusi do të vinte shumë shpejt. Pali u shkroi letra për t’i ndihmuar.

1 Thesalonikasve 4:16–18; 5:1–2; 2 Thesalonikasve 1:4

Një familje duke fjetur.

Pali tha se askush nuk e di se kur Jezusi do të vijë përsëri. Do të jetë një gjë e papritur për disa njerëz, si një vjedhës që vjen natën ndërkohë që janë në gjumë.

1 Thesalonikasve 5:2–3; 2 Thesalonikasve 2:2

Një familje e lumtur e ulur së bashku në dritën e shndritshme të një llambe vaji.

Por Pali u tha shenjtorëve se nuk ishin në errësirë. Ngaqë ndiqnin Jezu Krishtin, shenjtorët ishin fëmijë të dritës!

1 Thesalonikasve 5:4–5

Familje e lumtur duke i treguar për ungjillin një familjeje tjetër.

Pali shpjegoi se, përpara se Jezusi të vijë përsëri, shumë njerëz do të largohen nga e vërteta. Ai dëshironte që shenjtorët, fëmijët e dritës, të vazhdonin ta ndiqnin Jezusin dhe të vazhdonin të prisnin ardhjen e Tij. Nëse e bëjmë këtë gjë, pavarësisht nga çfarë po ndodh në botë, ne do të jemi gati kur Jezusi të kthehet.

1 Thesalonikasve 1:5; 2 Thesalonikasve 2:3