Histori nga Shkrimet e Shenjta
Jezusi dhe i Riu Pasanik – “Çfarë duhet të bëj që të trashëgoj jetën e përjetshme?”


Marku 10:17–31

Jezusi dhe i Riu Pasanik

“Çfarë duhet të bëj që të trashëgoj jetën e përjetshme?”

Një i ri duke vrapuar drejt Jezusit.

Ndërkohë që Jezusi dhe dishepujt e Tij po udhëtonin, një i ri pasanik erdhi me vrap te Jezusi dhe ra në gjunjë përpara Tij. Ai e pyeti Jezusin se çfarë duhej të bënte me qëllim që të jetonte përsëri me Atin Qiellor.

Marku 10:17

Jezusi i kujton të riut urdhërimet.

Shpëtimtari i kujtoi të riut se ai tashmë i dinte urdhërimet e Perëndisë: mos vra, mos gënje ose mos vidh, dhe ndero babanë dhe nënën tënde.

Marku 10:19

I riu i përgjigjet Jezusit.

I riu u përgjigj se ai gjithmonë u ishte bindur këtyre urdhërimeve, madje që kur ishte fëmijë.

Marku 10:20

Jezusi i jep mësim të riut.

Jezusi e vështroi të riun me dashuri. Ai i tha se nevojitej që të bënte edhe një gjë tjetër. Nevojitet të shiste gjithçka që kishte, t’ua jepte paratë të varfërve dhe të bëhej njëri prej pasuesve të Jezusit. Atëherë ai do të kishte thesare në qiell!

Marku 10:21

I riu largohet duke ecur.

I riu ishte shumë i pasur. Ai nuk donte që të dhuronte gjithçka që kishte. Ai u largua duke u ndier i trishtuar.

Marku 10:22

Jezusi shpjegon se ne duhet t’i mirëbesojmë Perëndisë dhe jo pasurisë.

Jezusi tha se është më e lehtë që një deve të kalojë nëpër vrimën e një gjilpëre, sesa është për njerëzit të cilët e duan pasurinë, që të hyjnë në mbretërinë e Perëndisë. Dishepujt u çuditën. “Atëherë kush vallë mund të shpëtohet?” – pyetën ata. Jezusi shpjegoi se ne duhet t’i mirëbesojmë Perëndisë për t’u shpëtuar. “Gjithçka është e mundur për Perëndinë”, – tha Ai.

Marku 10:23–30