Histori nga Shkrimet e Shenjta
Djali Jezus – Duke mësuar dhe duke u rritur


Lluka 2:39–52

Djali Jezus

Duke mësuar dhe duke u rritur

Jezusi në shtëpi me familjen e Tij.

Jezusi u rrit në qytetin e Nazaretit me Marien dhe Jozefin. Me kalimin e kohës, Ai mësoi më shumë e më shumë rreth Atit Qiellor. Ai u përgatit për punën që Ati Qiellor dëshironte që Ai të bënte.

Lluka 2:39–40; Doktrina e Besëlidhje 93:12–14

Jezusi dhe familja e Tij duke shkuar për në Jerusalem për Pashkën Judease.

Kur Jezusi ishte 12 vjeç, Ai shkoi në Jerusalem me familjen dhe miqtë për të kremtuar Pashkën Judease. Ata qëndruan atje për disa ditë.

Lluka 2:41–43

Maria dhe Jozefi duke vënë re se Jezusi nuk është me ta.

Rrugës për në shtëpi, Jozefi dhe Maria e vunë re se Jezusi nuk ishte me ta. Ata u kthyen në Jerusalem për ta kërkuar Atë. Ata ishin shumë të shqetësuar.

Lluka 2:44–46

Jezusi duke dhënë mësim në tempull.

Pasi kërkuan për tri ditë, Maria dhe Jozefi më së fundi e gjetën Jezusin. Ai ishte në tempull duke folur me disa mësues rreth shkrimeve të shenjta. Mësuesit po i bënin Atij pyetje. Ata ishin të mahnitur se sa shumë dinte dhe kuptonte Jezusi.

Lluka 2:46–47

Maria dhe Jozefi duke i folur Jezusit në tempull.

Maria i tha Jozefit se sa të shqetësuar ishin kur nuk po mundnin ta gjenin Atë. Jezusi tha se Ai po bënte punën e Atit të Tij Qiellor. Jezusi u kthye në Nazaret me familjen e Tij. Ai iu bind Maries dhe Jozefit.

Lluka 2:48–52

Jezusi në shtëpi me familjen e Tij.

Jezusi vazhdoi të mësonte. Ai u rrit më i madh në shtat dhe më i fortë. Ati Qiellor e donte Atë dhe e ndihmoi të përgatitej për misionin e Tij. Jezusi i donte njerëzit përreth Tij dhe ata e donin Atë.

Lluka 2:52