Mateu 12:1–12; Lluka 13:10–17
Jezusi Shëron një Grua në Shabat
Të bërit mirë në ditën e Tij të shenjtë
Jezusi dhe dishepujt e Tij po ecnin përmes një fushe gruri në ditën e Shabatit. Ata ishin të uritur, prandaj morën ca kokrra gruri dhe i hëngrën. Disa udhëheqës judenj, të quajtur farisenj, i panë. Farisenjtë kishin bërë shumë rregulla rreth ditës së Shabatit. Mbledhja e grurit ishte kundër rregullave të tyre.
Mateu 12:1–2
Farisenjtë e pyetën Jezusin përse dishepujt e Tij nuk e nderonin Shabatin. Jezusi u përgjigj se ata nuk kishin bërë asgjë gabim. Perëndia na e dha ditën e Shabatit për të na bekuar, jo për të na e bërë jetën më të vështirë.
Mateu 12:2–8; Marku 2:27
Më vonë, Jezusi po jepte mësim në një sinagogë në ditën e Shabatit. Jezusi vuri re një grua atje. Ajo s’mund të qëndronte drejt më këmbë. E kishte pasur këtë problem për 18 vjet.
Lluka 13:10–12
Jezusi i kërkoi gruas të vinte tek Ai. Ai i vuri duart e Tij mbi të për ta bekuar.
Lluka 13:12–13
Menjëherë, gruaja u ngrit në këmbë. Udhëheqësi i sinagogës ishte i inatosur ngaqë Jezusi po shëronte në Shabat.
Lluka 13:13–14
Jezusi tha se të ndihmuarit e kësaj gruaje ishte gjëja e drejtë për t’u bërë. Është gjë e drejtë të bësh mirë në Shabat. Udhëheqësi u turpërua dhe njerëzit në sinagogë u gëzuan sepse gruaja u shërua.
Lluka 13:15–17; shihni edhe te Lluka 6:9