Mateu 25:31–46
“Këtë Ma Bëtë Mua”
Kur u shërbejmë të tjerëve, po i shërbejmë Jezusit
Jezu Krishti u tha dishepujve të Tij se pasi të kthehet tek Ati i Tij në Qiell, Ai do të vijë përsëri në tokë me të gjithë engjëjt e shenjtë. Atë ditë, njerëzit nga të gjitha kombet do të mblidhen përpara Tij, njerëzit që e ndoqën dhe njerëzit që nuk e ndoqën.
Mateu 25:31–33
Jezusi do t’u thotë njerëzve që e ndoqën, se mund të hyjnë në mbretërinë e Tij, sepse kur ishte i uritur, ata e ushqyen Atë. Kur ishte i etur, ata i dhanë të pinte.
Mateu 25:34–35
Ata i dhanë Atij rroba dhe një vend ku të qëndronte kur kishte nevojë. Kur Ai ishte i sëmurë ose në burg, ata e vizituan.
Mateu 25:36
Njerëzit do ta pyesin Jezusin se kur e bënë vallë ndonjërën prej këtyre gjërave të mira për Të. Shpëtimtari do të shpjegojë se kur bëjmë gjëra të mira për njerëzit e tjerë, është sikur të bëjmë gjëra të mira për Të.
Mateu 25:37–40
Jezusi do t’u thotë njerëzve që nuk e ndoqën Atë, se ata nuk mund të hyjnë në mbretërinë e Tij. Kur Ai ishte i uritur dhe i etur, ata nuk i dhanë ushqim ose për të pirë.
Mateu 25:41–42
Ata nuk e ndihmuan kur Ai kishte nevojë për rroba ose një vend ku të qëndronte. Kur ishte i sëmurë ose në burg, ata nuk e vizituan Atë.
Mateu 25:43
Jezusi do të shpjegojë se, kur zgjedhim që të mos e ndihmojnë dikë në nevojë, po zgjedhim të mos e ndihmojmë Atë vetë. Kur zgjedhim t’i ndihmojmë të tjerët, po zgjedhim të ndihmojmë Jezusin.
Mateu 25:45