Histori nga Shkrimet e Shenjta
Simoni dhe Fuqia e Perëndisë – Të mësuarit rreth priftërisë së Perëndisë


Veprat e Apostujve 8:5–24

Simoni dhe Fuqia e Perëndisë

Të mësuarit rreth fuqisë së Perëndisë

Simoni duke parë një Apostull teksa shëronte një burrë.

Në Samari jetonte një burrë që quhej Simon. Kur dëgjoi për ungjillin e Jezu Krishtit, ai besoi. Ai gjithashtu u mahnit nga mrekullitë që dishepujt e Jezusit bënë me fuqinë e Perëndisë. Simoni u pagëzua dhe po ashtu edhe shumë burra dhe gra të tjera në Samari.

Veprat e Apostujve 8:5–13

Pjetri dhe Gjoni duke vendosur duart mbi kokën e një burri.

Apostujt në Jerusalem dëgjuan se njerëzit në Samari po pagëzoheshin. Pjetri dhe Gjoni shkuan në Samari. Duke përdorur fuqinë e Perëndisë, priftërinë, ata vunë duart mbi njerëzit që ishin pagëzuar, dhe u dhanë atyre dhuratën e Frymës së Shenjtë.

Veprat e Apostujve 8:14–17

Simoni ofron para për ta blerë priftërinë e Perëndisë.

Kur Simoni pa Pjetrin dhe Gjonin që e bënë këtë gjë, ai u ofroi atyre para dhe tha: “Ma jepni edhe mua këtë pushtet”. Ai donte të blinte priftërinë e Perëndisë në mënyrë që edhe ai të mund të jepte dhuratën e Frymës së Shenjtë.

Veprat e Apostujve 8:18–19

Pjetri i jep mësim Simonit rreth priftërisë.

Pjetri shpjegoi se askush nuk mund ta blejë fuqinë e Perëndisë. Ajo është një dhuratë nga Ai. Pjetri i tha Simonit se zemra e tij kishte nevojë të ndryshonte. Ai e ftoi Simonin të pendohej dhe t’i lutej Perëndisë për falje.

Veprat e Apostujve 8:20–23

Simoni i kërkon Pjetrit falje.

Simonit i erdhi keq. Ai i kërkoi Pjetrit të lutej për të që ta ndihmonte të ndryshonte.

Veprat e Apostujve 8:24