Mateu 3
Jezusi Pagëzohet
Dhënia e një shembulli për bindjen ndaj Perëndisë
Perëndia e thirri Gjonin që të ndihmonte njerëzit të përgatiteshin për Jezu Krishtin që do të vinte. Gjoni u dha mësim njerëzve të pendoheshin dhe të pagëzoheshin. Njerëzit e quajtën atë Gjon Pagëzori.
Mateu 3:1–12
Gjoni ishte një mësues i fuqishëm. Shumë njerëz erdhën që ta dëgjonin atë dhe të pagëzoheshin. Një ditë Jezusi erdhi për t’u pagëzuar.
Mateu 3:5, 13
Gjoni e dinte se Jezusi gjithmonë i bindej Perëndisë. Ai nuk kishte nevojë të pendohej. Gjoni mendonte se nuk duhej ta pagëzonte ai Jezusin. Gjoni mendonte se Jezusi duhej ta pagëzonte atë!
Mateu 3:14
Jezusi tha se edhe Ai kishte nevojë të pagëzohej. Ai donte që t’u bindej të gjitha urdhërimeve të Atit Qiellor. Ai gjithashtu donte të jepte një shembull për ne. Gjoni e pagëzoi Atë.
Mateu 3:13–15; 2 Nefi 31:5–7
Pasi Jezusi doli nga uji, Fryma e Shenjtë zbriti tek Ai si një pëllumb. Ati Qiellor foli nga qielli duke thënë: “Ky është Biri im i dashur”. Ati Qiellor ishte shumë i lumtur me Jezusin.
Mateu 3:16–17