Mateu 14:22–33
Ecja mbi Ujë
Besimi e mposht frikën
Jezusi donte të kalonte ca kohë i vetëm për t’u lutur. Ai i dërgoi dishepujt e Tij me një barkë në anën tjetër të detit të Galilesë. Jezusi shkoi të lutej në një mal.
Mateu 14:22–23
Atë natë, era ishte e fortë dhe dallgët ishin të mëdha. Dishepujt e Jezusit punuan shumë, tërë natën, duke u përpjekur ta çonin barkën në anën tjetër të detit.
Mateu 14:24–25
Kur nata pothuajse mbaroi, dishepujt panë dikë duke ecur drejt tyre mbi ujë. Menduan se ishte një fantazmë dhe patën frikë. Nuk qe një fantazmë; ishte Jezusi! Ai u thirri: “Qetësohuni; jam unë, mos kini frikë!”
Mateu 14:25–27
Pjetri i kërkoi Jezusit që ta ftonte të vinte tek Ai mbi ujë. Jezusi tha: “Eja!” Pjetri zbriti nga barka dhe filloi të ecte mbi ujë, sikurse Jezusi.
Mateu 14:28–29
Por kur Pjetri pa erën e fortë dhe dallgët e mëdha, atë e zuri frika. Ai filloi të fundosej në ujë. Ai i thirri Jezusit: “O Zot, shpëtomë!”
Mateu 14:30
Jezusi zgjati dorën dhe e kapi Pjetrin. Ai e pyeti Pjetrin përse dyshoi në vend që t’i mirëbesonte më shumë Atij.
Mateu 14:31
Kur Jezusi dhe Pjetri u kthyen në barkë, stuhia pushoi. Dishepujt u mahnitën nga ajo që kishte ndodhur. Ata e dinin se Jezusi ishte vërtet Biri i Perëndisë dhe e adhuruan Atë.
Mateu 14:32–33