Gjoni 5:1–17
Jezusi te Pellgu i Betesdës
Shërimi i një burri, i cili kishte qenë i sëmurë për një kohë të gjatë
Në Jerusalem ishte një vend që quhej pellgu i Betesdës. Njerëzit besonin se ky pellg kishte fuqi shëruese. Shumë njerëz që ishin të sëmurë, të verbër ose të paaftë të ecnin, vinin te ky pellg.
Gjoni 5:2–3
Njerëzit besonin se, në kohë të caktuara, një engjëll zbriste dhe i trazonte ujërat e pellgut. Personi i parë që hynte në ujë pasi uji të qe trazuar, do të shërohej nga çfarëdo sëmundjeje që kishte. Shumë njerëz përpiqeshin të ishin të parët që futeshin në pellg.
Gjoni 5:4
Njëri nga ata që rrinte te pellgu, ishte një burrë, i cili nuk mund të ecte. Kishte qenë i sëmurë për 38 vjet. Ai donte të futej në pellg që të shërohej, por sa herë që përpiqej, dikush tjetër hynte i pari.
Gjoni 5:5–7
Një ditë Shabati, Jezusi ishte në Jerusalem. Teksa ecte nëpër qytet, Ai erdhi te pellgu i Betesdës dhe pa burrin që ishte i shtrirë atje.
Gjoni 5:6
Jezusi e dinte se burri kishte qenë i sëmurë për një kohë shumë të gjatë dhe nuk mund të ecte. Jezusi e pyeti burrin a donte të shërohej.
Gjoni 5:6
Burri i tha Jezusit se nuk kishte asnjë që ta ndihmonte për t’u futur në pellg dhe kur uji fillonte të trazohej, të tjerët gjithmonë do të hynin përpara tij.
Gjoni 5:7
Jezusi i tha burrit: “Çohu, merr vigun tënd dhe ec!” Menjëherë, burri u shërua. Atëherë ai u çua dhe mori vigun e tij. Për herë të parë në 38 vjet ai mundi të ecte.
Gjoni 5:8–9
Udhëheqësit e judenjve panë burrin që po mbartte vigun e vet. Ata thanë se ai nuk po e respektonte ditën e Shabatit, sepse mendonin që mbartja e vigut të tij ishte njësoj si të punonte. Burri shpjegoi se ai sapo ishte shëruar dhe personi, i cili e shëroi, i tha të mbartte vigun e vet.
Gjoni 5:10–11
Udhëheqësit zbuluan se ishte Jezusi që e pati shëruar burrin dhe që i tha atij të mbartte vigun e vet në Shabat. Ata ishin të zemëruar me Jezusin dhe donin ta vrisnin Atë. Jezusi u tha atyre se Ai po bënte vetëm gjërat që Ati i Tij në Qiell ia kishte mësuar që t’i bënte.
Gjoni 5:15–17