Mateu 4:1–10
Satani Tundon Jezusin
Një shembull i mposhtjes së tundimit
Pas pagëzimit të Tij, Jezusi shkoi në shkretëtirë për të qenë me Perëndinë. Ai nuk hëngri për 40 ditë. Po agjëronte dhe po lutej për t’u përgatitur për misionin e Tij.
Mateu 4:1–2
Jezusi ishte i uritur. Satani erdhi dhe e tundoi Atë. Ai tha se po të ishte Jezusi Biri i Perëndisë, Ai mund t’i kthente gurët në bukë. Jezusi nuk deshi ta bënte këtë gjë. Jezusi citoi shkrimet e shenjta që thoshin se Ai jetonte me çdo fjalë të Perëndisë, jo thjesht me bukë.
Mateu 4:2–4
Pastaj Fryma e Shenjtë e solli Jezusin te muri i tempullit. Satani e tundoi Jezusin të hidhej poshtë. Ai tha se po të qe Jezusi Biri i Perëndisë, engjëjt nuk do të lejonin që Ai të lëndohej. Jezusi nuk u hodh. Ai i tha Satanit se shkrimet e shenjta thonë se ne nuk duhet ta vëmë në provë Perëndinë.
Mateu 4:5–7
Pastaj, Fryma e Shenjtë e çoi Jezusin në majën e një mali. Prej atje, Jezusi mund të shihte të gjitha mbretëritë e botës. Satani erdhi dhe tha se ai do t’ia jepte Jezusit të gjitha këto mbretëri nëse Ai do ta adhuronte atë.
Mateu 4:8–10
Jezusi i tha Satanit se shkrimet e shenjta thonë që ne duhet të adhurojmë vetëm Perëndinë. Jezusi i tha Satanit të largohej. Jezusi shkoi në Galile për të dhënë mësim ungjillin e Tij. Ai u mbush me fuqinë e Frymës së Shenjtë.
Lluka 4:13–14