Lluka 24:13–25
Jezusi Ngushëllon Dy Apostuj
Një ecje së bashku rrugës për në Emaus
Në ditën që Jezusi u ringjall, dy dishepuj po ecnin nga Jerusalemi drejt një qyteti të quajtur Emaus. Ata ishin pasues të Jezusit dhe ishin të trishtuar. Po flisnin me njëri‑tjetrin rreth vdekjes së Jezusit dhe gjërave të tjera që kishin ndodhur në disa nga ditët e shkuara.
Lluka 24:13–14
Ndërkohë që ecnin, Jezusi erdhi dhe bëri rrugën me ta, por ata nuk e dinin se ishte Jezusi. Ai i pyeti se për çfarë po flisnin dhe përse ishin të trishtuar.
Lluka 24:15–17
Ata u habitën që Ai nuk e dinte se çfarë kishte ndodhur. Ata i treguan Atij rreth Jezusit. Ata menduan se Ai do të ishte Shpëtimtari i tyre, por Ai kishte vdekur.
Lluka 24:18–21
Ata gjithashtu thanë se disa gra kishin qenë te varri i Tij, por trupi i Jezusit qe zhdukur. Engjëjt u kishin thënë grave se Jezusi ishte i gjallë.
Lluka 24:21–24
Jezusi më pas u dha mësim atyre se çfarë thoshin shkrimet e shenjta për Shpëtimtarin. Ai tha se profetët kishin dhënë mësim se Shpëtimtari do të vdiste dhe do të ngrihej përsëri.
Lluka 24:25–27
Kur mbërritën në Emaus, po bëhej vonë. Dy dishepujt e ftuan Jezusin të qëndronte me ta. Jezusi u ul të hante me ta. Ai mori bukën, e bekoi dhe ua dha dishepujve. Në atë çast, ata e kuptuan se ishte Jezusi. Papritur Ai u zhduk.
Lluka 24:29–31
Dy dishepujt folën rreth se sa ngrohtësi ndien në zemër ndërkohë që Jezusi po u jepte mësim nga shkrimet e shenjta. Ata u kthyen me nxitim për në Jerusalem që t’u tregonin apostujve të tjerë se e kishin parë Jezusin.
Lluka 24:32–35