Gjoni 1:43–51
Eja dhe Shih
Bërja e një ftese ndaj një miku që të ndjekë Jezusin
Një burrë i quajtur Filip ishte njëri nga pasuesit e Jezusit. Ai e dinte se Jezusi ishte Shpëtimtari. Filipi dëshironte që edhe shoku i tij, Natanaeli, të dinte për Jezusin.
Gjoni 1:43–45
Natanaeli e dinte se shkrimet e shenjta thoshin që Perëndia do të dërgonte një Shpëtimtar. Filipi i tha se ai e kishte gjetur Shpëtimtarin – emri i Tij ishte Jezus, nga Nazareti.
Gjoni 1:45
Në fillim Natanaeli nuk e besoi atë. Ai nuk mendonte se Shpëtimtari mund të ishte nga Nazareti. “A mund të dalë diçka e mirë nga Nazareti?” – pyeti ai. Filipi u përgjigj: “Eja e shih”.
Gjoni 1:46
Natanaeli shkoi me Filipin që të takonte Jezusin. Kur Jezusi i pa që po vinin, Ai tha se Natanaeli ishte një burrë i mirë dhe i ndershëm. Natanaeli u habit. Ai nuk e kishte takuar kurrë më parë Jezusin. Nga e njihte Jezusi atë?
Gjoni 1:47–48
Jezusi i tha Natanaelit se përpara se Filipi të fliste me të, Jezusi e kishte parë atë të ulur nën një pemë fiku.
Gjoni 1:48
Tani Natanaeli e dinte se Jezusi ishte Biri i Perëndisë. Jezusi i tha Natanaelit se ai do të shihte gjëra të mëdha, si engjëjt duke zbritur nga qielli, të gjitha këto për shkak të besimit të tij.
Gjoni 1:49–51