Histori nga Shkrimet e Shenjta
Pali dhe Sila – Të shpëtuar me anë të mrekullive nga Zoti


Veprat e Apostujve 16:9–40

Pali dhe Sila

Të shpëtuar me anë të mrekullive nga Zoti

Pali dhe Sila duke udhëtuar së bashku.

Zoti i thirri Palin dhe Silën që të predikonin ungjillin së bashku. Ata udhëtuan në shumë qytete për të parë se si po shkonin kishat atje.

Veprat e Apostujve 15:40–41; 16:4–8

Pali sheh një vegim.

Një natë, në një vegim, Pali pa një burrë nga Maqedonia që i kërkonte të vinte në qytetin e tij. Pali dhe Sila u nisën menjëherë. Ata e dinin se Perëndia donte që ata të shkonin atje.

Veprat e Apostujve 16:9–10

Pali dhe Sila i predikojnë një gruaje të quajtur Lidia.

Kur mbërritën në Maqedoni, një grua, e quajtur Lidia, i dëgjoi tek jepnin mësim. Zoti ia hapi zemrën Lidias. Ajo e besoi atë që i mësoi Pali, dhe u pagëzua.

Veprat e Apostujve 16:13–15

Lidia u thotë Palit dhe Silës se mund të qëndrojnë në shtëpinë e saj.

Lidia u tha Palit dhe Silës se mund të qëndronin në shtëpinë e saj për aq kohë sa do të rrinin atje.

Veprat e Apostujve 16:15

Njerëzit i çojnë Palin dhe Silën në sheshin e tregut.

Por jo të gjithëve u pëlqente që Pali dhe Sila ishin atje. Disa njerëzve nuk u pëlqente ajo që ata po jepnin mësim. Ata i çuan Palin dhe Silën në sheshin e tregut dhe u thanë krerëve të qytetit se po shkaktonin telashe.

Veprat e Apostujve 16:16–21

Njerëzit zemërohen me Palin dhe Silën.

Njerëzit u zemëruan me Palin dhe Silën. Krerët e qytetit ua grisën rrobat Palit dhe Silës dhe thanë se duheshin rrahur.

Veprat e Apostujve 16:22–23

Palin dhe Silën i futën në burg.

Atëherë krerët e qytetit i futën në burg Palin dhe Silën. Ua lidhën këmbët dhe u vunë roja.

Veprat e Apostujve 16:23–24

Palit dhe Silës iu zgjidhen prangat.

Atë natë Pali dhe Sila u lutën dhe i kënduan himne Perëndisë, ndërsa të burgosurit e tjerë dëgjonin. Befas toka filloi të dridhej. Dyert e burgut u hapën dhe prangat iu zgjidhën.

Veprat e Apostujve 16:25–26

Pali i thotë rojës të mos shqetësohet.

Roja u zgjua dhe pa dyert e hapura. Ai mendoi se të burgosurit ishin arratisur dhe se do të kishte probleme që i la të iknin. Pali i tha rojës të mos shqetësohej. Të burgosurit ishin akoma të gjithë atje.

Veprat e Apostujve 16:27–28

Pali i thotë rojës të besojë te Jezu Krishti.

Roja kishte frikë. Ai u gjunjëzua pranë Palit dhe Silës dhe tha: “Ç’duhet të bëj unë që të shpëtohem?” Ata i thanë: “Beso në Zotin Jezu Krisht”.

Veprat e Apostujve 16:27–31

Pali dhe Sila ua mësojnë ungjillin rojës dhe familjes së tij.

Pali dhe Sila ua mësuan ungjillin rojës dhe familjes së tij. Roja ua mjekoi plagët Palit dhe Silës. Atë natë, u pagëzuan ai dhe familja e tij.

Veprat e Apostujve 16:32–33