Histori nga Shkrimet e Shenjta
Jezusi Shëron Dhjetë Burra të Cilët Kishin Lebër – Rëndësia e mirënjohjes


Lluka 17:11–19

Jezusi Shëron Dhjetë Burra të Cilët Kishin Lebër

Rëndësia e mirënjohjes

Jezusi shikon një grup burrash që janë të sëmurë.

Ndërkohë që Jezusi udhëtonte, Ai hyri në një fshat dhe pa dhjetë burra të cilët kishin një sëmundje shumë të keqe të lëkurës, të quajtur lebër. Njerëzit me lebër duhej të qëndronin larg nga çdo njeri, edhe familjeve të tyre, që të mos ua ngjisnin të tjerëve.

Lluka 17:11–12

Burrat i kërkojnë Jezusit t’i shërojë.

Burrat i thirrën Jezusit dhe i kërkuan Atij që t’i shëronte. Jezusi u tha që të shkonin te priftërinjtë në fshat. Vetëm priftërinjtë mund të vendosnin nëse ata mund të rrinin me njerëz të tjerë përsëri.

Lluka 17:13–14; shih edhe te Levitiku 14:2–3

Burrat shërohen.

Ndërkohë që dhjetë burrat e sëmurë shkuan që të takonin priftërinjtë, ndodhi një mrekulli. Sëmundja e tyre u largua. Ata u shëruan.

Lluka 17:14

Njëri nga burrat falënderon Perëndinë që u shërua.

Kur njëri nga burrat pa se u shërua, ai u kthye mbrapa dhe e përlëvdoi Perëndinë me zë të lartë. Ai ishte një samaritan.

Lluka 17:15–16

Jezusi duke folur me burrin rreth besimit.

Ai ra përtokë te këmbët e Jezusit për ta falënderuar Atë për atë që Ai kishte bërë. Jezusi pyeti se ku ishin nëntë burrat e tjerë, të cilët ishin shëruar. Vetëm një burrë u kthye për ta falënderuar Atë. Jezusi atëherë i tha burrit: “Çohu dhe shko; besimi yt të shëroi”.

Lluka 17:16–19