Mateu 26:36–46; Lluka 22:39–46
Jezusi në Gjetseman
Vuajtja për mëkatet e botës
Jezusi dhe Apostujt e Tij shkuan në një kopsht të quajtur Gjetseman. Jezusi u kërkoi Pjetrit, Jakobit dhe Gjonit ta ndiqnin Atë dhe u tha të tjerëve të prisnin.
Mateu 26:36–37; Gjoni 18:1
Jezusi u tha Pjetrit, Jakobit dhe Gjonit se Ai ndihej tepër i trishtuar. Ai u kërkoi atyre që të rrinin zgjuar me Të ndërsa Ai lutej.
Mateu 26:38
Pastaj Jezusi shkoi pak më thellë në kopsht. Ai filloi të vuante për mëkatet tona kështu që ne të mund të pendohemi dhe të marrim falje. Jezusi gjithashtu ndjeu të gjithë dhembjen, sëmundjen dhe trishtimin tonë, në mënyrë që të dinte si të na ndihmonte. Ai e bëri këtë sepse na do. E gjitha kjo ishte pjesë e planit të Atit Qiellor.
Mateu 26:39; Lluka 22:41; Romakëve 3:23; Alma 7:11–13; 3 Nefi 27:19
Vuajtja e Jezusit ishte aq e dhimbshme saqë Ai i kërkoi Atit Qiellor nëse mund t’ia largonte vuajtjen. Por Ai ishte i gatshëm të bënte atë që Ati i Tij kishte nevojë që Ai të bënte. Ai tha: “Mos u bëftë vullneti im, por yti”.
Lluka 22:42
Jezusi shkoi te Pjetri, Jakobi dhe Gjoni dhe pa se ata po flinin. Ai i zgjoi nga gjumi dhe u kërkoi përsëri të qëndronin zgjuar e të luteshin. Por Ai e dinte se edhe pse donin të qëndronin zgjuar, ata ishin shumë të lodhur.
Mateu 26:40–41
Jezusi u lut përsëri. Një engjëll erdhi për t’i dhënë forcë Atij. Ai ndjeu kaq shumë dhembje dhe u lut akoma dhe më fort. Djersa e Tij u bë gjak i mpiksur që rridhte përtokë.
Mateu 26:42; Lluka 22:43–44; Mosia 3:7; Doktrina e Besëlidhje 19:16–19
Edhe dy herë të tjera, Jezusi shkoi te Pjetri, Jakobi dhe Gjoni dhe i gjeti duke fjetur. Si përfundim, Ai i zgjoi ata, sepse kishte ardhur ora që Atë ta arrestonin.
Mateu 26:43–46