Mateu 18:21–34
Shëmbëlltyra e Shërbëtorit që Nuk Falte
Jezusi jep mësim rreth faljes
Një ditë, Pjetri i bëri Jezusit një pyetje të rëndësishme. Ai dëshironte të dinte se sa herë duhej t’i falte njerëzit kur ata mëkatojnë. “Deri shtatë herë?” – pyeti Pjetri. Jezusi iu përgjigj pyetjes së Pjetrit duke i treguar një tregim ose shëmbëlltyrë.
Mateu 18:15–21
Në tregim, na ishte një mbret, i cili kishte shumë shërbëtorë. Njëri prej shërbëtorëve i detyrohej mbretit dhjetë mijë talenta. Ishte një shumë e madhe parash!
Mateu 18:23–24
Shërbëtori nuk mund ta paguante kurrë mbretin. Mbreti tha se ai do të shiste shërbëtorin dhe familjen e tij për të shlyer borxhin.
Mateu 18:25
Kur shërbëtori e dëgjoi këtë, ai ra në gjunjë. Iu lut mbretit që t’i jepte më shumë kohë. Ai i tha: “Ki durim me mua dhe unë do t’i paguaj të gjitha”.
Mateu 18:26
Mbreti pati mëshirë për shërbëtorin. Ai vendosi ta falte. Shërbëtorit nuk iu desh t’i paguante mbrapsht paratë. Ishte i lirë të shkonte.
Mateu 18:27
Më pas, shërbëtori shkoi dhe gjeti një burrë, i cili i detyrohej atij një shumë të vogël parash. Ai e mbërtheu burrin dhe i tha: “Më paguaj”.
Mateu 18:28
Burri ra në gjunjë. Ai i tha: “Ki durim me mua dhe unë do t’i paguaj të gjitha”. Por shërbëtori nuk e fali. Ai e dërgoi atë në burg.
Mateu 18:29–30
Kur mbreti mësoi se çfarë kishte ndodhur, ai kërkoi që të shihte shërbëtorin. Mbreti i kujtoi shërbëtorit të tij se ia kishte falur borxhin shumë të madh që i kishte. Ai i tha shërbëtorit të vet se, edhe ai duhej ta kishte falur burrin, që i kishte borxh para.
Mateu 18:31–33
Ne të gjithë kemi një borxh që nuk mund ta paguajmë kurrë vetë. Jezusi i shpjegoi Pjetrit se Perëndia na fal ne, prandaj edhe ne duhet t’i falim të tjerët. Dhe nuk duhet të ndalojmë pas shtatë herësh, por gjithmonë duhet të jemi të gatshëm të falim.
Mateu 18:22, 34–35; shih edhe te Mateu 6:14; Doktrina e Besëlidhje 64:9–10