Gjoni 10:1–18
Jezu Krishti Është Bariu i Mirë
“Delet e mia e dëgjojnë zërin tim dhe unë i njoh ato”
Jezusi u tha njerëzve në Jerusalem se Ai është si një bari i mirë. Dishepujt, ose pasuesit, e Tij janë si delet e Tij. Bariu i mirë i do delet e tij. Ai e di emrin e secilës prej tyre.
Gjoni 10:3, 14; shih edhe te Helamani 15:13
Delet e njohin zërin e bariut të mirë. Kur ai i thërret, ato dëgjojnë dhe binden.
Gjoni 10:4, 27
Bariu i mirë kujdeset për delet e tij. Ai i udhëheq ato drejt kullotave të gjelbra, ashtu sikurse Jezu Krishti na udhëheq drejt jetës së përjetshme.
Gjoni 10:9–10, 28
Kur dikush tjetër punësohet për t’u kujdesur për delet, ato nuk e ndjekin atë, sepse nuk ia njohin zërin. Kur vjen rreziku, rrogëtari ikën tutje. Ai nuk kujdeset për delet sikurse kujdeset bariu i mirë.
Gjoni 10:5, 12–13
Bariu i mirë nuk ikën tutje kur ka rrezik. Ai qëndron për t’i mbrojtur delet e Tij. Ai është i gatshëm të japë jetën e vet për to, ashtu sikurse Jezu Krishti dha jetën e Tij për ne që të mund të kemi jetë të përjetshme.
Gjoni 10:11, 17–18
Jezusi u tha njerëzve në Jerusalem se Ai kishte edhe dele të tjera që jetonin në vende të tjera. Jezusi tha se Ai do t’i vizitonte ato dele gjithashtu dhe ato do t’i dëgjonin mësimet e Tij. Libri i Mormonit tregon për vizitën e Jezusit te disa prej deleve të Tij të tjera në kontinentin amerikan.
Gjoni 10:16; 3 Nefi 15:11–24