Mateu 25:14–30
Shëmbëlltyra e Talentave
Bërja e gjithçkaje që mundemi me ato që na ka dhënë Perëndia
Për të dhënë mësim rreth mbretërisë së Perëndisë, Jezusi tregoi një shëmbëlltyrë. Në këtë shëmbëlltyrë, një burrë po përgatitej të udhëtonte për në një vend të largët. Përpara se të largohej, ai u takua me tre prej shërbëtorëve të tij dhe u kërkoi të kujdeseshin për paratë e tij ndërkohë që ai nuk ishte.
Mateu 25:14
Burri i dha secilit prej shërbëtorëve të tij sasi të mëdha të parave të quajtura talenta. Ai i dha një shërbëtori pesë talenta. Ai i dha një shërbëtori tjetër dy talenta. Dhe ai i dha shërbëtorit të fundit një talent. Më pas, u nis për udhëtim.
Mateu 25:15
Shërbëtori i cili mori pesë talenta, punoi shumë. Ai i përdori talentat që të fitonte pesë talenta më shumë.
Mateu 25:16
Shërbëtori i cili mori dy talenta, punoi shumë. Ai i përdori talentat që të fitonte dy talenta më shumë.
Mateu 25:17
Shërbëtori që mori një talent, gërmoi një gropë dhe e groposi talentin në tokë.
Mateu 25:18
Pas ca kohësh, burri u kthye nga udhëtimi i vet. Ai donte të dinte se çfarë kishin bërë shërbëtorët me talentat që ua kishte dhënë.
Mateu 25:19
Shërbëtori që mori pesë talenta dhe shërbëtori që mori dy talenta i thanë të zotit se si kishin fituar dyfishin e shumës ndërkohë që ai nuk ishte. I zoti ishte i lumtur. Ai tha se ngaqë ishin kaq besnikë, ai do t’u mirëbesonte atyre edhe më shumë talenta me të cilët të punojnë. Ai u tha të ishin të lumtur.
Mateu 25:20–23
Shërbëtori i cili mori një talent, i tha të zotit se kishte pasur frikë, prandaj e kishte fshehur talentin në tokë. Ai ia dha përsëri talentin zotit.
Mateu 25:24–25
I zoti nuk u gëzua nga ky shërbëtor. Ai tha se shërbëtori duhej ta kishte përdorur atë që ia kishte dhënë, për të fituar më shumë talenta. I zoti ia dha talentin shërbëtorit që kishte dhjetë talenta. I zoti donte që shërbëtorët e tij t’i përdornin talentat që ua kishte dhënë, për të ndihmuar që të ndërtohej mbretëria e tij.
Mateu 25:26–29