Histori nga Shkrimet e Shenjta
Jezusi Fashit Stuhinë – Edhe era dhe deti i binden Atij


Mateu 8:23–27; Marku 4:36–41

Jezusi Fashit Stuhinë

Edhe era dhe deti i binden Atij

Jezusi dhe dishepujt e Tij në një barkë.

Një ditë Jezusi dhe dishepujt e Tij po udhëtonin në një barkë në detin e Galilesë. Era filloi të frynte shumë furishëm. Dallgët filluan të goditnin barkën, duke e mbushur atë me ujë. Jezusi, megjithatë, po flinte paqësisht.

Mateu 8:23–24

Dishepujt zgjojnë Jezusin.

Dishepujt u trembën. Ata e zgjuan Jezusin. “O Zot, na shpëto”, – thirrën ata. Menduan se do të mbyteshin në det.

Mateu 8:25

Jezusi urdhëron ujin që të qetësohet.

“Pse keni frikë?” – pyeti Jezusi. Ai u tha dishepujve se duhej të kishin më shumë besim. Më pas Ai u ngrit dhe u tha erës dhe dallgëve: “Pusho dhe fashitu!”

Mateu 8:26; Marku 4:39

Dishepujt duke pyetur veten se si Jezusi qe i aftë të qetësonte stuhinë.

Papritur stuhia pushoi dhe deti u qetësua. Jezusi dhe dishepujt ishin të sigurt. Dishepujt e Jezusit u mahnitën. Ata pyetnin veten çfarë lloj njeriu mund të urdhëronte erën e detin dhe ato t’i bindeshin Atij.

Mateu 8:26–27