Lluka 7:36–50
Jezusi Fal një Grua
“Ka dashur shumë”
Një burrë i quajtur Simon e ftoi Jezusin të vinte në shtëpinë e tij dhe të hante me të. Simoni ishte njëri nga një grup udhëheqësish të quajtur farisenj.
Lluka 7:36
Ndërkohë që po hanin, një grua erdhi në shtëpinë e Simonit. Kishte dëgjuar se Jezusi ishte atje. Ajo donte të tregonte mirënjohjen dhe dashurinë e saj për Të.
Lluka 7:37
Gruaja qau kur e pa Jezusin. Lotët e saj lanë këmbët e Tij. Pastaj ajo i fshiu këmbët e Tij me flokët e saj. Ia puthi këmbët dhe ia vajosi me vaj erëkëndshëm.
Lluka 7:38
Simoni e dinte se kjo grua kishte kryer shumë mëkate. Ai mendoi se nëse Jezusi do të ishte vërtet një njeri i Perëndisë, Ai do ta dinte se kjo grua ishte mëkatare dhe Ai nuk do ta lejonte ta prekte Atë.
Lluka 7:39
Jezusi e dinte se çfarë po mendonte Simoni. Ai i tha Simonit se gruaja ia kishte larë këmbët sepse ajo e donte Atë. Normalisht, miqve u jepej ujë për të larë këmbët e tyre. Simoni nuk e kishte bërë diçka të tillë që të tregonte dashuri për Jezusin.
Lluka 7:40–47
Jezusi i tha gruas se ajo ishte falur për mëkatet e saj sepse ajo e donte Atë dhe kishte besim tek Ai. Ai i tha asaj se mund të shkonte në paqe.
Lluka 7:47–50