Histori nga Shkrimet e Shenjta
Një Engjëll Liron Pjetrin nga Burgu – Perëndia u përgjigjet lutjeve


Veprat e Apostujve 12:1–17

Një Engjëll Liron Pjetrin nga Burgu

Perëndia u përgjigjet lutjeve

Pjetrin e futin në burg.

Një mbret, i quajtur Herod, nuk i pëlqente të krishterët. Ai e vrau Apostullin Jakob. Pastaj e futi Pjetrin në burg. Ai vendosi 16 ushtarë për ta ruajtur burgun.

Veprat e Apostujve 12:1–4

Njerëz që luten për Pjetrin.

Kur anëtarët e Kishës e dëgjuan këtë, ata u lutën dhe iu lutën përsëri Atit Qiellor për Pjetrin.

Veprat e Apostujve 12:5

Pjetri duke fjetur në burg.

Një natë, Pjetri po flinte. Ai ishte i lidhur me dy zinxhirë, mes dy ushtarëve.

Veprat e Apostujve 12:6

Një engjëll i shfaqet Pjetrit.

Papritmas, një dritë ndriçoi në burg dhe një engjëll u shfaq. “Çohu shpejt!”, – tha engjëlli dhe Pjetrit i ranë zinxhirët nga duart. Engjëlli i tha Pjetrit që ta ndiqte.

Veprat e Apostujve 12:7–8

Engjëlli e udhëheq Pjetrin të dalë pa u diktuar nga rojat.

Pjetri mendoi se po ëndërronte. Ai e ndoqi engjëllin pa u diktuar nga rojat. Porta e hekurt që të çonte në qytet, u hap vetvetiu dhe Pjetri me gjithë engjëllin kaluan nëpër të.

Veprat e Apostujve 12:9–10

Pjetri ecën vetëm në qytet.

Engjëlli u largua dhe Pjetri e kuptoi se nuk po ëndërronte. Ai e dinte se Zoti kishte dërguar engjëllin për ta shpëtuar.

Veprat e Apostujve 12:10–11

Pjetri troket në derën e shtëpisë së Marisë.

Pjetri shkoi në shtëpinë e një gruaje me emrin Mari, ku shumë anëtarë të Kishës kishin ardhur për t’u lutur. Ai trokiti në derë.

Veprat e Apostujve 12:12–13

Rode dëgjon zërin e Pjetrit pas derës.

Një vajzë, me emrin Rode, erdhi te dera. Kur dëgjoi zërin e Pjetrit, u gëzua shumë! Ajo vrapoi për t’u treguar të tjerëve.

Veprat e Apostujve 12:13–14

Rode u thotë anëtarëve të Kishës se Pjetri është te dera.

Kur Rode u tha të gjithëve se Pjetri ishte te dera, ata nuk e besuan. Pjetri vazhdonte të trokiste.

Veprat e Apostujve 12:15–16

Pjetri u tregon anëtarëve të Kishës se Zoti e nxori nga burgu.

Më në fund ata e hapën derën dhe panë se kjo qe e vërtetë. Pjetri ishte shëndoshë e mirë! Zoti u ishte përgjigjur lutjeve të tyre. Pjetri u tregoi të gjithëve se si Zoti e kishte nxjerrë nga burgu.

Veprat e Apostujve 12:16–17