Histori nga Shkrimet e Shenjta
Jezusi Shëron një të Verbër – Një shërim që ndodh me kalimin e kohës


Marku 8:22–25

Jezusi Shëron një të Verbër

Një shërim që ndodh me kalimin e kohës

Njerëzit sjellin një të verbër që ta shërojë Jezusi.

Në një fshat të quajtur Betsaidë, njerëzit sollën një të verbër te Jezusi. Ata donin që Jezusi ta bekonte që ai të mund të shihte.

Marku 8:22

Jezusi e bekon burrin.

Jezusi e mori për dore të verbrin dhe e priu jashtë fshatit. Më pas, Jezusi vuri duart e Tij mbi burrin dhe e bekoi atë.

Marku 8:23

Burri tani mund të shohë, por jo shumë mirë.

Jezusi e pyeti burrin a mund të shihte gjë. Burri i ngriti sytë. Ai tha se mund të shihte pak, por jo shumë qartë. Ai tha se njerëzit dukeshin si pemë që ecnin.

Marku 8:23–24

Burri tani mund të shohë qartë.

Jezusi e bekoi burrin sërish. Këtë herë, kur ai i ngriti sytë, gjithçka ishte e qartë. Jezusi e kishte shëruar atë!

Marku 8:25