Gjoni 4
Jezusi, një Grua dhe një Pus
Dhënia mësim rreth ujit të gjallë
Jezusi dhe dishepujt e Tij po ecnin përmes Samarisë në udhën e tyre drejt Galilesë. Ata u ndalën që të merrnin ujë në një pus. Ndërkohë që Jezusi po pushonte atje, dishepujt e Tij shkuan për të blerë ushqime.
Gjoni 4:3–8
Një grua nga Samaria erdhi te pusi për të mbushur kovën me ujë. Jezusi i kërkoi asaj që të pinte. Gruaja u habit. Jezusi ishte një jude dhe shumica e njerëzve judeas nuk u flisnin samaritanëve.
Gjoni 4:7–9
Jezusi i tha asaj se njerëzit që pinë ujë nga pusi, do të kenë përsëri etje. Por Ai mund t’i jepte asaj “uji[n e] gjallë” të jetës së përjetshme dhe ajo nuk do të kishte më kurrë etje. Gruaja tha se ajo donte të pinte pak nga ky “ujë [i] gjallë”.
Gjoni 4:10–14
Jezusi i tha që të thërriste burrin e saj. “Unë nuk kam burrë”, – tha ajo. Jezusi tha se ajo kishte pasur pesë bashkëshortë dhe burri me të cilin po jetonte, nuk ishte burri i saj.
Gjoni 4:16–18
Gruaja u habit që Jezusi i dinte këto gjëra rreth saj. Ajo tha se e dinte që një Shpëtimtar do të vinte së shpejti. Jezusi i tha asaj se Ai është Shpëtimtari.
Gjoni 4:19, 25–26
Gruaja e la kovën e saj të ujit te pusi dhe shkoi në qytet. Ajo u tha shumë njerëzve se kishte gjetur Shpëtimtarin. I ftoi të vinin dhe ta dëgjonin Atë të jepte mësim. Për shkak të kësaj gruaje, shumë samaritanë besuan te Jezu Krishti.
Gjoni 4:28–29, 39–42