Histori nga Shkrimet e Shenjta
Jezusi Mund t’i Bëjë Gjërat e Dobëta të Forta – Mësimi i Palit nga një “gjemb”


2 Korintasve 12:7–10

Jezusi Mund t’i Bëjë Gjërat e Dobëta të Forta

Mësimi i Palit nga një “gjemb”

Apostulli Pal duke u dhënë mësim njerëzve rreth Shpëtimtarit.

Apostulli Pal ishte një shërbëtor i shkëlqyer i Jezu Krishtit. Ai pati shumë zbulesa dhe u dha mësim njerëzve rreth Shpëtimtarit. Por Pali gjithashtu pati shumë sfida.

2 Korintasve 12:7

Pali duke u shkruar një letër anëtarëve të Kishës në Korint.

Në një letër drejtuar anëtarëve të Kishës, Pali i krahasoi sfidat e tij me pasjen e një gjembi të ngulur në mishin e tij. Gjembi e bëri Palin të ndihej njeri i dobët.

2 Korintasve 12:7

Pali duke u lutur.

Tri herë Pali u lut dhe i kërkoi Zotit që t’ia largonte sfidën e tij. Por Zoti nuk e largoi atë.

2 Korintasve 12:8–9

Shpëtimtari duke e kapur Palin nga duart për ta ngritur

Në vend të kësaj, Zoti i tha Palit se Ai kishte mjaft fuqi për ta bërë Palin të fortë. Pali mësoi se nganjëherë një sfidë mund të jetë një gjë e mirë, në qoftë se drejtohemi te Zoti dhe kërkojmë ndihmë. Kur ndihemi të dobët, Jezu Krishti mund të na bëjë të fortë, edhe nëse sfidat tona nuk largohen.

2 Korintasve 12:9–10