Histori nga Shkrimet e Shenjta
Mbështetja te Jezu Krishti për Shpëtim – Të shpëtuar nëpërmjet hirit të Tij


Romakëve 3:21–28; 5:1–11; 6:3–6

Mbështetja te Jezu Krishti për Shpëtim

Të shpëtuar nëpërmjet hirit të Tij

Njerëz duke u pagëzuar.

Njerëz nga shumë vende të ndryshme po i bashkoheshin Kishës së Jezu Krishtit. Anëtarët e Kishës quheshin shenjtorë.

Romakëve 1:7

Dy burra duke folur rreth ligjit të Moisiut.

Disa shenjtorë ishin judenj, të cilët ende ndiqnin ligjin e Moisiut. Të tjerët nuk ishin. Ata nuk binin dakord për faktin a duhej apo jo ta ndiqnin ligjin e Moisiut.

Romakëve 2:14–15, 23–29

Pali duke shkruar një letër.

Pali e dinte se shenjtorët i kishin këto pyetje. Ai u shkroi një letër shenjtorëve në Romë. Ai u tha se askush nuk mund të shpëtohet thjesht nëpërmjet përpjekjes për të zbatuar ligjin e Moisiut. Ai shpjegoi se të gjithë mëkatojmë. Për t’u shpëtuar, çdo njeri nevojitet të ketë besim te Jezu Krishti dhe ta ndjekë Atë.

Romakëve 3:20–23

Dy burra duke lexuar letrën e Palit.

Pali dha mësim se Perëndia e dërgoi Jezu Krishtin që të merrte mëkatet tona mbi Vete. Për shkak të flijimit të Jezusit, ne mund të pendohemi dhe të falemi për mëkatet tona.

Romakëve 3:24–31

Dy burra duke marrë sakramentin së bashku.

Pali dha mësim se Jezu Krishti na jep dhuratën e faljes dhe na forcon të bëjmë gjëra të mira. Kjo dhuratë e dashur quhet hiri i Jezu Krishtit dhe na mbush me shpresë e gëzim. Pali tha se kur pagëzohemi, sikurse u pagëzua Jezusi, është si të fillojmë një jetë të re si një pasues/e i/e Jezusit.

Romakëve 5:1–11; 6:3–6