Histori nga Shkrimet e Shenjta
Asgjë Nuk Mund të Na Ndajë nga Dashuria e Krishtit – Një premtim për kohët kur jeta është e vështirë


Romakëve 8:18–39

Asgjë Nuk Mund të Na Ndajë nga Dashuria e Krishtit

Një premtim për kohët kur jeta është e vështirë

Pali duke u shkruar një letër romakëve. Një anëtare e Kishës, të cilën po e trajtojnë pa dashamirësi.

Roma ishte një qytet shumë i madh me shumë njerëz. Disa njerëz ishin pasues të Jezu Krishtit, por shumica nuk ishin. Shumë njerëz në Romë besonin në gjëra që ishin shumë të ndryshme nga ato që jepte mësim Jezusi. Nganjëherë njerëzit në Romë i trajtonin anëtarët e Kishës pa dashamirësi.

Anëtarja e Kishës duke u lutur dhe duke marrë frymëzim.

Apostulli Pal u shkroi një letër shenjtorëve në Romë. Ai donte që ata të dinin se, edhe pse jeta është nganjëherë e vështirë, Perëndia kishte bekime të mëdha për t’ua dhënë. Nëse e duam Perëndinë, Ai mund të na ndihmojë që gjërat e vështira në jetën tonë të na çojnë drejt diçkaje të mirë.

Romakëve 8:18, 28

Anëtarja e Kishës duke ndihmuar dikë që nuk tregoi dashamirësi ndaj saj.

Pali shkroi se asgjë nuk mund të na ndajë nga dashuria e Jezu Krishtit. Pavarësisht nga sa të vështira janë sfidat tona, Ai mund të na ndihmojë që t’i kalojmë ato.

Romakëve 8:31, 35–39