“Një ‘Ngrirje’ në Ganë”, Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2024)
“Një ‘Ngrirje’ në Ganë”, Histori nga Doktrina e Besëlidhje
qershor 1989 – nëntor 1990
Një “Ngrirje” në Ganë
Të qëndruarit besnikë ndërkohë që shenjtorët nuk mund të mblidhen së bashku
Alis Xhonsoni ishte një misionare që shërbente në vendin e saj të lindjes, në Ganë. Asaj i pëlqente shumë të jepte dëshminë e saj për Jezu Krishtin dhe ta ndihmonte Kishën që të rritej.
Saints [Shenjtorët], 4:416–417
Një ditë, Alisa mori disa lajme shqetësuese. Qeveria në Ganë kishte thënë se nuk mund të bënin më mbledhje të Kishës. Misionarët nuk mund të jepnin më mësim.
Saints [Shenjtorët], 4:417
Policët i detyruan misionarët të largoheshin nga apartamentet e tyre dhe ua morën biçikletat. Disa anëtarë të Kishës i futën në burg. Ushtarët i mbyllën ndërtesat e Kishës dhe nuk lejonin askënd të hynte. Njerëzit e quajtën këtë periudhë “ngrirja”.
Saints [Shenjtorët], 4:417–418
Misionarëve iu desh të shkonin në shtëpi. Alisa shkoi të jetonte me një mik në një qytet tjetër. Ajo shqetësohej se nuk do ta përfundonte kurrë misionin e saj.
Saints [Shenjtorët], 4:418
Shenjtorët në Ganë ishin të pështjelluar, të trishtuar dhe të frikësuar. Ata e pyesnin veten se ku kishin gabuar. A do të shkonin ndonjëherë përsëri në kishë?
Saints [Shenjtorët], 4:418
Ndonëse nuk mund të mblidheshin me lagjet e tyre të kishës, shenjtorët prapë e donin Zotin dhe donin ta adhuronin Atë. Ata i zhvillonin mbledhjet e sakramentit në shtëpitë e tyre. Pjesëtarët e familjes që kishin priftërinë, i bekonin bukën dhe ujin dhe ua kalonin pjesës tjetër të familjes.
Doktrina e Besëlidhje 6:32; Saints [Shenjtorët], 4:419
Muaj pas muaji, ngrirja vazhdonte. Shenjtorët kënduan himne dhe ia mësuan njëri‑tjetrit ungjillin në shtëpitë e tyre. Ata takoheshin me njëri‑tjetrin për të ndihmuar që ta mbanin besimin e tyre të fortë. Ata e lanë mënjanë të dhjetën e tyre për ta paguar kur të mund të ktheheshin në kishë. Ata u lutën dhe agjëruan që ngrirja të merrte fund.
Saints [Shenjtorët], 4:436–437
Më në fund, pas 18 muajsh, qeveria vendosi që Kisha mund t’i zhvillonte përsëri mbledhjet. Një president i ri misioni kërkoi të bisedonte me Alisën, e cila tani ishte studente në universitet. “A do të dëshiroje të ktheheshe dhe të shërbeje në një mision pas shkollës?” – e pyeti ai. “Jo”, – tha ajo. “Dua të shërbej pikërisht tani!”
Saints [Shenjtorët], 4:437–439
Alisa dhe shenjtorët e tjerë ishin shumë të lumtur që mund të shkonin përsëri në kishë! Të dielën e parë pas ngrirjes, mbledhja e sakramentit zgjati dy orë sepse shumë njerëz donin të jepnin dëshmitë e tyre. Ata i treguan njëri‑tjetrit se si i kishte bekuar dhe i kishte ndihmuar Zoti që ta mbanin besimin e tyre të fortë.
Doktrina e Besëlidhje 20:75; Saints [Shenjtorët], 4:438