Histori nga Shkrimet e Shenjta
Shenjtorët Mësojnë rreth Pagëzimeve për të Vdekurit


“Shenjtorët Mësojnë rreth Pagëzimeve për të Vdekurit”, Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2024)

“Shenjtorët Mësojnë rreth Pagëzimeve për të Vdekurit”, Histori nga Doktrina e Besëlidhje

gusht–tetor 1840

Shenjtorët Mësojnë rreth Pagëzimeve për të Vdekurit

Shpresë për pjesëtarët e familjes që nuk ishin të pagëzuar

Xhejn Nejmani në një varrim ku po flet Jozef Smithi.

Xhejn Nejmani jetonte në Navu. Ajo shkoi në një varrim ku po fliste Jozef Smithi. Varrimi e bëri Xhejnin të mendonte për të birin, Sajrësin. Ai kishte vdekur dhe nuk ishte pagëzuar. Xhejni u shqetësua për Sajrësin. Ajo e dinte se ne duhet të pagëzohemi për të jetuar me Atin Qiellor.

Saints [Shenjtorët], 1:421

Jozefi duke u gjunjëzuar para varrit të Alvin Smithit.

Jozefi e dinte se si ndihej ajo. Ai e kishte pyetur veten për të njëjtën gjë për vëllanë e tij, Alvinin, i cili gjithashtu kishte vdekur pa u pagëzuar.

Saints [Shenjtorët], 1:421

Jozefi paraqet mësimin mbi pagëzimin për të vdekurit.

Në varrim, Jozefi tregoi diçka që Perëndia ia kishte mësuar. Ai tha se kur dikush ka vdekur pa u pagëzuar, ne mund të pagëzohemi për të.

Saints [Shenjtorët], 1:421

Xhejni duke u pagëzuar për të birin.

Xhejni u gëzua shumë kur e dëgjoi këtë! Menjëherë pas varrimit, ajo shkoi në lumë me një plak të Kishës. Ai e pagëzoi atë për Sajrësin.

Saints [Shenjtorët], 1:421

Jozefi duke u dhënë mësim më shumë shenjtorëve rreth pagëzimit për të vdekurit.

Disa javë më vonë, Jozefi u mësoi shenjtorëve më shumë rreth pagëzimit për të vdekurit. Ai tha se shumë njerëz që kishin vdekur, donin të pagëzoheshin. Ata donin ta ndiqnin Jezu Krishtin. Ata po prisnin dhe shpresonin që pjesëtarët e familjes së tyre, të cilit ishin ende gjallë, të pagëzoheshin për ta.

Doktrina e Besëlidhje 128:15–19; Saints [Shenjtorët], 1:423

Shenjtorët duke u pagëzuar për të vdekurit.

Shenjtorët vrapuan menjëherë drejt lumit. Ata u pagëzuan për njerëzit që i donin. Hajrëm Smithi u pagëzua për Alvinin. Më vonë, Zoti u mësoi se pagëzimi për të vdekurit duhet të bëhet në tempull, dikush duhet të mbajë një dokument të çdo pagëzimi dhe burrat duhet të pagëzohen për burrat dhe gratë për gratë.

Doktrina e Besëlidhje 124:29–32; 127:5–12; 128:1–9; Saints [Shenjtorët], 1:424