“Rreth Doktrinës e Besëlidhjeve”, Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2024)
“Rreth Doktrinës e Besëlidhjeve”, Histori nga Doktrina e Besëlidhje
Hyrja
Rreth Doktrinës e Besëlidhjeve
Zoti flet përsëri
Ati ynë Qiellor na do. Ai dëshiron që ne të bëjmë besëlidhje ose premtime me Të në mënyrë që Ai të mund të na bekojë. Ai dërgoi Birin e Tij, Jezu Krishtin, që të jetë Shpëtimtari ynë dhe të na ndihmojë për t’u kthyer tek Ai.
Perëndia dërgon gjithashtu profetë për të na mësuar rreth Jezu Krishtit dhe urdhërimeve të Tij. Profetët i shërbejnë Jezu Krishtit dhe ndihmojnë për ta udhëhequr Kishën e Tij.
Jezusi u thotë profetëve se çfarë të na mësojnë. Fjalët e profetëve, nga shumë kohë më parë, janë shkruar në shkrime të shenjta, të tilla si Bibla dhe Libri i Mormonit.
Për shumë vjet mbasi Jezusi ishte në tokë, nuk kishte profetë. Njerëzit nuk po i bënin dhe nuk po i mbanin besëlidhjet me Perëndinë. Kisha e Jezu Krishtit nuk ishte në tokë.
Por më pas, Perëndia thirri Jozef Smithin për të qenë profet. Jozefi ishte thjesht një djalë i ri, por Perëndia kishte diçka shumë të rëndësishme për të për ta bërë.
Jozef Smithi dha mësim rreth Jezusit. Ai ndihmoi në organizimin e Kishës së Jezusit. Jezusi i mësoi Jozef Smithit ungjillin e Tij dhe se si ta drejtonte Kishën e Tij.
Shumë gjëra që Jezusi i tha Jozef Smithit, janë shkruar te Doktrina e Besëlidhje. Doktrina e Besëlidhje është një libër i shkrimit të shenjtë ashtu si Bibla dhe Libri i Mormonit.
Libri Histori nga Doktrina e Besëlidhje tregon se si Jezusi e solli sërish, ose e rivendosi Kishën e Tij, me ndihmë nga Profeti Jozef Smith dhe të tjerë. Anëtarët e Kishës quhen shenjtorë. Këto histori tregojnë se Perëndia i do fëmijët e Tij në mbarë botën. Ai dëshiron të na bekojë teksa bëjmë besëlidhje me Të.