“Një Zbulesë për Emën”, Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2024)
“Një Zbulesë për Emën”, Histori nga Doktrina e Besëlidhje
korrik 1830
Një Zbulesë për Emën
Zgjedhur nga Zoti për të bërë punën e Tij
Jeta e Emës dhe Jozefit po ndryshonte shumë shpejt. Zoti i tha Jozefit se nuk duhej të përqendrohej më te bujqësia. Në vend të kësaj, Jozefi duhej ta kalonte kohën duke u dhënë mësim njerëzve rreth Jezu Krishtit dhe duke e ndihmuar Kishën e Zotit të rritej.
Doktrina e Besëlidhje 24:7–9; Saints [Shenjtorët], 1:96
Ema kishte shumë pyetje për këtë ndryshim. Ajo nuk e dinte se çfarë duhej të bënte ndërsa Jozefi po i shërbente Zotit. A do ta ndihmonte edhe ajo Zotin dhe Kishën e Tij?
Saints [Shenjtorët], 1:96
Zoti i foli Emës nëpërmjet një zbulese që iu dha Jozefit. Ai e quajti atë “Emma Smith, bija ime”. Ai i tha Emës se e kishte zgjedhur atë dhe e kishte thirrur të bënte punën e Tij. Ajo ishte një grua e veçantë dhe Ai kishte gjëra të mëdha që t’i bënte ajo.
Zoti i kërkoi Emës që të udhëtonte me Jozefin. Zoti tha se Ema do të shpjegonte shkrimet e shenjta dhe do t’u jepte mësim anëtarëve të Kishës. Ai i tha Emës që ta vinte Atë të parin në jetën e saj dhe t’i mbante besëlidhjet. Ai i premtoi Emës se do të kishte Shpirtin e Tij. Ai donte që ajo të mësonte, të rritej dhe të merrte bekimet e Tij.
Doktrina e Besëlidhje 25:2; 6–10, 15
Zoti i tha Emës edhe se Atij i pëlqente shumë t’i dëgjonte fëmijët e Tij të këndonin. Ai tha se këngët e shenjtorëve të Tij janë si një lutje për Të. Ai i kërkoi Emës të bënte një libër himnesh që shenjtorët të mund të këndonin së bashku. Ema gjeti shumë këngë të bukura rreth Zotit dhe ungjillit të Tij dhe i vendosi në një libër himnesh.
Doktrina e Besëlidhje 25:11–12; Saints [Shenjtorët], 1:221–222
Jeta e Emës dhe Jozefit vazhdoi të ndryshonte, por Ema e dinte se Zoti e donte dhe kishte një qëllim për të. Ajo i shërbeu Zotit dhe njerëzve përreth saj. Ajo ndihmoi që Kisha e Jezusit të rritej.
Doktrina e Besëlidhje 25:13–15; Saints [Shenjtorët], 1:221–223