“Perla me Vlerë të Madhe”, Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2024)
“Perla me Vlerë të Madhe”, Histori nga Doktrina e Besëlidhje
korrik 1835 – mars 1842
Perla me Vlerë të Madhe
Një shkrim tjetër i shenjtë nga Zoti
Një ditë, një burrë erdhi në Kirtland me mumie nga Egjipti. Me mumiet ishin edhe disa rrotulla, ose rrotulla letre shumë të vjetra. Rrotullat kishin shkrim egjiptian në to. Burri ia tregoi ato Profetit Jozef Smith. Jozefi ishte shumë i interesuar për shkrimin.
Saints [Shenjtorët], 1:219–220
Disa miq e ndihmuan Jozefin të blinte mumiet dhe rrotullat. Ndërsa Jozefi e studionte shkrimin, Zoti i zbuloi shkrime të lashta nga Abrahami, një profet në Bibël. Me ndihmën e miqve si Oliver Kaudëri, Jozefi shkroi atë që i mësoi Zoti rreth mësimeve të Abrahamit.
Saints [Shenjtorët], 1:220
Abrahami kishte parë një vegim të jetës sonë me Atin Qiellor përpara se ne të lindnim. Ai pa që Jezusi u zgjodh që të ishte Shpëtimtari ynë. Abrahami mësoi edhe për krijimin e botës. Shenjtorët ishin të emocionuar që i kishin këto mësime nga Abrahami. Ata ishin të lumtur që Zoti donte t’u mësonte më shumë gjëra.
Abraham 2:6–11; 3–5; Saints [Shenjtorët], 1:220
Shkrimet e Abrahamit u bënë pjesë e një libri të shkrimit të shenjtë të quajtur Perla me Vlerë të Madhe. Ky libër ka gjithashtu shkrime nga Moisiu, një profet tjetër në Bibël. Aty jepen mësim të vërtetat që mungojnë në Bibël. Zoti donte që njerëzit t’i dinin këto të vërteta, kështu që Ai ia tregoi ato Jozef Smithit.
Perla me Vlerë të Madhe ka gjithashtu dëshminë e Jozef Smithit dhe 13 Nenet e Besimit. Jozef Smithi i shkroi këto gjëra për t’i treguar botës atë që besojnë shenjtorët e ditëve të mëvonshme. Perla me Vlerë të Madhe është një libër i vogël, ashtu si një perlë është e vogël, por është shumë e çmuar.